• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i jep ‘Çelësin e qytetit’, Abazoviç: Tirana, shembull për zhvillimin e jashtëzakonshëm

by
06/10/2021 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të cilit i dhuroi edhe “Çelësin e Qytetit”, simbolikë e mikpritjes në kryeqytetin e shqiptarëve. Veliaj e cilësoi Abazoviç, një etalon të politikës së mirë.

“Jemi shumë krenarë për ty dhe punën tënde. Përtej krenarisë që vjen prej trashëgimisë së përbashkët shqiptare, ke pasur urtësinë, inteligjencën, kurajën që të organizosh një strukturë multi-etnike me mendje të hapur, me ide të hapura, për të mbajtur një vend të vogël, që është një fqinj shumë i çmuar për ne. Njeriu nuk i zgjedh dot fqinjët, por nëse do zgjidhnim fqinj njerëz progresistë, me nevojën për të qenë të orientuar drejt perëndimit, nuk do ishte e mundur pa kontributin tënd, e sidomos vitet e fundit kur roli yt ka qenë vendimtar”, nënvizoi Veliaj. Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, teksa tha se Tirana është bërë për t’u marrë shembull për zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar vitet e fundit.

“Është nder i madh të marr ‘Çelësin e Tiranës’ nga miku im Erion Veliaj. Me kryeministrin Rama jemi dakordësuar për të ndërtuar një urë për zvogëlimin e distancës mes dy shteteve, që njerëzit të kalojnë për pesë minuta nga Mali i Zi në Shqipëri dhe anasjelltas. Jam i bindur se kur të ndërtohet ura, ajo nuk ka për të pasur kufij formal që tani ekzistojnë. Jeta jonë duhet të jetë pa kufij, këtë frymë e demonstron Tirana kohët e fundit, me një zhvillim të jashtëzakonshëm që konsiderohet edhe në Mal të Zi si një shembull se si duhet të zhvillohet qyteti”, pohoi Abazoviç.
Më tej, Veliaj vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe tha se të rinjtë, sidomos në 2022 kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, duhet të kapërcejnë kufijtë dhe të zhvillojnë projekte dhe biznese me njëri-tjetrin.

“Dua ta forcojmë këtë lidhje mes dy vendeve. Vitin tjetër, kur të jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi një mundësi fantastike. Djemtë e vajzat tona duhet të jenë në mënyrë konstante të lidhur me njëri-tjetrin. Ndajmë të njëjtin det, të njëjtin kufi. Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë dhe Malit të Zi duhet të shkëmbejnë ide, të bëjnë projekte bashkë, e të kenë mundësi të bëjnë biznese bashkë. Dikush duhet ta hapi shtegun, ama kur shtegu hapet, ne mund të bëjmë punë të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

/b.h

Next Post
Ju fik “kandili” Veliut? Çuçi: Largohet nga detyra me rezultate të larta, Gledis Nano ka një sfidë të rëndësishme përpara

Ju fik “kandili” Veliut? Çuçi: Largohet nga detyra me rezultate të larta, Gledis Nano ka një sfidë të rëndësishme përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com