• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i bën apel prindërve: Mbillni pemë, që t’i lini pajë gjeneratës së re

by Java News
30/10/2018 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë prindërve dhe çifteve që të mbjellin një pemë në kryeqytet, për ta lënë pajë për gjeneratën e ardhshme. Duke cituar raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Veliaj nënvizoi faktin se fëmijët janë më të predispozuar nga sëmundjet që vijnë nga ndotja prej makinave.

“Jam i lumtur që si në çdo familje, ku ne i japim zë edhe atyre më të vegjëlve, edhe atyre që ndoshta nuk paguajnë taksa, nuk votojnë, por që janë e ardhmja e këtij qyteti dhe e çdo familjeje, fokusi ka qenë te fëmijët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, sapo ka botuar një raport të frikshëm për fëmijët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në Europë dhe në botë. Fëmijët janë ata që janë më të predispozuar nga sëmundjet që vijne nga ndotja prej makinave. Nese një i rritur merr frymë 20 herë në minutë, një fëmijë merr 50-60 herë në minutë. Do të thotë se ata thithin me shume ajrin e ndotur të qyteteve tona nga mbipërdorimi i makinave.

Këtu nuk digjet asnjë gëlqere, këtu nuk ka Fabrikë Çeliku, ndotja në Tiranë vjen kryesisht nga mbipërdorimi i makinave. Ndaj jam shumë i lumtur sot që pashë që shumica e njerëzve kishin ardhur në këmbë ose me biçikletë. Pse? Sepse kur gjërat janë afër, nuk ka asnjë arsye pse të shtojmë ndotjen. Kemi filluar fushatën tonë të mbjelljeve, ndaj dua t’ju ftoj të gjithëve, s’ka nevojë i pasur, i varfër, një pemë ose një filiz është aq i lirë sa mund ta përballojë kushdo, por është një pajë që ne ia lëmë një gjenerate tjetër”, deklaroi Veliaj.

Ai u bëri apel të gjithë qytetarëve që të ulin në maksimum përdorimin e automjeteve. Veliaj shprehu bindjen se sikurse ka ndodhur në dy vitet e shkuara, edhe kjo fushatë do të kthehet në histori suksesi  duke i lënë brezave të ardhshëm si pajë më shume gjelbërim.

“Pemet jane oksigjen, gjelbërim, freski, bukuri, jane stoli që ne ia lëmë brezit të ri të djemve dhe të vajzave në këtë qytet. Ndaj dua t’i ftoj të gjithë banorët qe për distanca të vogla ta lënë makinën në shtëpi dhe të sigurohemi që ai raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të nxjerrim disa mësime këtu në Shqipëri, ta ulim përdorimin e makinës sepse është helmi numër 1 për fëmijët.

Sot fëmijët duke qenë se janë edhe më afër tokës, aty ku lëshohen të gjithë gazrat nga marmita, janë 10-12 herë më të predispozuar të sëmuren sesa një i rritur që është më në lartësi ku gazrat shpërndahen. Për të gjitha këto arsye dua t’i ftoj çiftet e reja të mbjellin një pemë për celebrimin e tyre, familjet e reja të mbjellin një pemë për fëmijën, për vajzën ose djalin, nipat dhe mbesat për gjyshin, ose gjyshen. Nëse ne do ta kthejmë fushatën tonë të mbjelljeve në një histori suksesi siç bëmë vjet, do të kemi qytet më të pastër dhe minimalisht do t’ju themi fëmijëve – Ju lamë si pajë Tiranë më të gjelbëruar me më shumë oksigjen”, deklaroi kreu i bashkisë. (BW)

Next Post
Gazetarja në Greqi: Histeri kundër shqiptarëve para Parlamentit grek

Gazetarja në Greqi: Histeri kundër shqiptarëve para Parlamentit grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik

E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik

July 22, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

July 22, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do të shkatërrojë një urë ose termocentral

July 22, 2026
E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet: Nuk kam autoritet që ta arrestoj Netanjahun

July 22, 2026
Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

July 22, 2026
Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

July 22, 2026
Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

July 22, 2026
Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In