• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i ftuar nderi nga Universiteti “Grand Valley” në SHBA, takim me kryebashkiaken e Grand Rapids

by A R
29/04/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë dy ditore, si i ftuar nderi nga “Grand Valley State University”, ku edhe ka përfunduar studimet, për të mbajtur një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.

Gjatë kësaj vizite, Veliaj zhvilloi një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit të Grand Rapids, Rosalynn Bliss, me të cilën bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve dhe për shkëmbimin e eksperiencave të suksesshme, veçanërisht sa i përket zbatimit të “Axhendës së Gjelbër”.

Kryebashkiaku i Tiranës e njohu homologen e tij, znj. Bliss, me nismën e Bashkisë së Tiranës për projektin strategjik të Pyllit Orbital, që parashikon mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja rreth qytetit, deri në vitin 2030, duke krijuar një kurorë të gjelbër. Po ashtu, Veliaj foli edhe për vëmendjen e veçantë që i është kushtuar përmirësimit të transportit publik, si dhe ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ai tha se Bashkia ka hartuar tashmë edhe një masterplan të korsive të biçikletave për gjithë Tiranën, ku çdo investim i ri në infrastrukturë do të përmbajë edhe korsinë për  biçikletat.

Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e gjetjes së mundësive të reja të bashkëpunimit sa i përket shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme, një çështje e cila po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në të gjithë botën.

Në fund, Veliaj i dha kryetares së Bashkisë së Grand Rapids, Rosalynn Bliss, Kullën e Sahatit të Tiranës, si një vlerësim për mikpritjen që u është bërë ndër vite komunitetit të shqiptarëve që jetojnë atje.

Kryebashkiaku Veliaj, si ish student i “Grand Valley State University”, është një nga tre folësit e nderit në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve atje. Kjo nuk është hera e parë që ai vlerësohet si model suksesi nga universiteti “Grand Valley” në SHBA. Më herët, ky universitet, në faqen e tij zyrtare, i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës.

Next Post
Gjenerali i NATO-s:Ballkani mund të përballet me përplasje të reja ushtarake

Raporti i NATO: Ballkani i rrezikuar nga ndërhyrja ruse, korrupsioni e problemet me demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com