• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj flet për kreditë e buta: Dy mijë aplikime e kanë kaluar fazën e parë

by A R
09/06/2020 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rehabilitimi i rrugës Kombinat-Vaqarr, ku edhe do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, po pasurohet edhe me pemë të reja, duke i dhënë një pamje krejt tjetër hyrjes në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, falë kontributit të Raiffaisen Bank, mbolli sot 250 pemë të rritura, të cilat ulin nivelin e ndotjes që shkaktojnë jo vetëm makinat, por edhe ndërmarrjet e zonës. Aksionit të mbjelljeve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se është bërë një punë e shkëlqyer.

“Për të gjithë qytetarët që përdorin këtë rrugë për të shkuar në Durrës, kemi bërë një punë të shkëlqyer, në bashkëpunim me ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për ta kthyer në një rrugë me standarde. Kjo është arsyeja që po e shoqërojmë investimin rrugor, edhe me investim mjedisor. Sot po mbjellim 250 pemë të rritura nga Raiffeisen Bank. E vlerësojmë çdo ndihmë dhe nuk i themi jo askujt që s’na sjell qoftë edhe një fidan të vogël; ama, kur kemi donacione të tilla serioze, edhe jetëgjatësia e investimit është më e madhe, edhe lehtësia e mirëmbajtjes është më e madhe, sigurisht ka edhe hijeshi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e 870 shtëpive të reja, dhe se me infrastrukturën e re që po merr jetë, Vaqarri është kthyer në lagjen më të re të Tiranës. “E kemi qëndisur gjithë rrugën Tiranë-Vaqarr, i sjell zonës më shumë akses, tani që Vaqarri do të jetë vetëm një stacion autobusi larg Kombinatit. Jam shumë i lumtur që kjo rrugë do të ketë edhe gjelbërimin që lidhet me lagjen e re që do të bëjmë në Vaqarr, i paraprin 870 shtëpive që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, do të ndërtojë për shtëpitë individuale të tërmetit”, tha ai.

Veliaj dha lajmin e mirë edhe për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi me kredi të butë. Ai njoftoi 2 mijë familje kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes. “Dy mijë aplikime e kanë kaluar fazën e parë, ndërsa në fund, me bankën Raiffeisen, do të përzgjedhim aplikimet që i plotësojnë të gjitha kriteret. Është një lajm i mirë për qindra familje të reja në Tiranë, që sapo ia kanë nisur jetës, kanë një fëmijë të vogël, janë çifte të reja që sapo kanë nisur punë, që s’kanë shtëpi tjetër dhe shtëpia e tyre e parë do të financohet falë këtij bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur që disa bashki të tjera në Shqipëri, edhe në rajon, po e ndjekin këtë shembull”, theksoi ai.

Duke u ndalur tek fushata e mbjelljeve, Veliaj ftoi edhe bizneset dhe institucionet e ndryshme që t’i bashkohen kësaj nisme. “Do të shfrytëzojmë çdo ditë të ngjashme si ditët e kësaj jave, për të vazhduar me mbjelljet. Tani më shumë se kurrë po kuptojmë se parqet që kemi bërë në Tiranë, këndet e lodrave, statistikat e krimit, janë ulur aty ku ka një kënd lodrash, një park, pra ku ka jetë njeriu dhe dëshmitar poshtë çdo pallati, e kanë bërë qytetin më të jetueshëm”, tha ai.

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, Christian Canacaris, vlerësoi punën e kryebashkiakut dhe shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për të ndihmuar familjet e pastreha, por edhe me nisma si mbrojtja e mjedisit. “Viti që kaloi ishte i vështirë sepse patëm tërmete. Por, dua t’ju falenderoj që do të kemi lagje të reja dhe do të kemi një kontribut tonin, sado të vogël, për gjithë këto familje. Ne do të mundësojmë kreditë e buta për familjet që do të përfitojnë. Ne si Raiffeisen do të kemi gjithmonë nisma të tilla dhe do të kemi një marrëdhënie të gjatë”, deklaroi Canacaris.

Prej vitit 2015, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion të gjerë për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, nismë së cilës i janë bashkuar edhe qytetarë, biznese dhe institucione të ndryshme duke kontribuar për të patur një qytet më të mirë dhe të jetueshëm.

/a.r

Next Post
Kosovë/ Shkon në 1158 numri i të prekurve nga COVID-19, në 24 orë 2 pacientë të shëruar

Shtohen sërish rastet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 84 të infektuar në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In