• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Farka, parku i dytë i Tiranës, mbajmë premtimin për mbjelljen e 2 milion pemëve

by A R
10/12/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së shpejti, Bashkia e Tiranës do të nisë pyllëzimin e Parkut të Liqenit të Farkës, për ta shndërruar atë në mushkërinë e dytë të kryeqytetit, duke e bërë më të aksesueshëm për qytetarët dhe një mjedis çlodhës e argëtues për fëmijët. “Parku i Farkës do të jetë parku i dytë i Tiranës, i ngjashëm me atë të Liqenit, meqenëse ky i fundit nuk mjafton për një qytet me një milion banorë”, deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbjelljes së fidanëve të rinj në Parkun e Liqenit Artificial.

Këtë fundjavë, Liqenit Artificial iu shtuan një numër fidanësh të rinj, punë e cila po ndiqet rregullisht nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. I shoqëruar edhe nga drejtori i APR-së, Blendi Gonxhe, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e pesë parqeve të tjera, të cilat do t’i ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi çlodhjeje. “Prej përmirësimeve që i janë bërë Parkut të Liqenit, është rritur frekuentimi. Ndaj, kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë sezonin e mbjelljeve, jo vetëm në Liqenin e Tiranës, por edhe në liqenin e Farkës, të Kasharit dhe Vaqarrit. Kështu, mbajmë atë premtim që kemi bërë një vit më parë që Tirana të ketë 5 parqe kryesore”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, APR-ja e ka shndërruar parkun kryesor të Tiranës në një mjedis fantastik për qytetarët dhe sot është vendi më i frekuentuar. Veliaj u shpreh se puna e nisur do të vijojë në të gjitha hapësirat e parcelat që janë gjetur bosh ose me pemë të degraduara. “Po mbjellim pemë të reja, po mundohemi që të mos lëmë asnjë hapësirë të parkut pa bimësi sipas ekosistemit që meriton. Në qoftë se vjet e mbyllëm sezonin e mbjelljeve me 15 mijë pemë, këtë vit ambicia është shumë herë më e madhe, jo vetëm për të kapur 15 mijë pemë, por për të rikurepuar edhe parqe të tjera”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje të gjithë sipërmarrjeve që t’i bashkohen nismës për të kontribuar në shtimin e hapësirave të gjelbërta të qytetit. “Siç na ndihmuan për kopshtet dhe çerdhet, sot kemi nevojë që t’i lëmë oksigjen, bimësi dhe gjelbërim Bashkisë së Tiranës dhe gjeneratës tjetër të fëmijëve që rriten në këtë qytet. Këtë muaj do të kalojmë Planin Urbanistik të Tiranës në Këshillin Bashkiak. Plani parashikon mbjelljen e 2 milion pemëve, që përbëjnë kurorën e gjelbër të Tiranës, ose ndryshe Pyllin Orbital. Nuk besoj se ka dhuratë më të bukur se ajo që i jepni qytetit, pra gjelbërim dhe oksigjen”, tha Veliaj.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe deklaroi se përgjatë sezonit të mbjelljeve nëntor-dhjetor-janar, do të vijojë me intensitet puna për mbjelljen e fidanëve të rinj. Ai bëri të ditur se ky proces do të shtrihet edhe në zonat e tjera të qytetit. “Shumë shpejt, përveç parkut të madh, do të dalim edhe në parqe të tjera, ku kemi disa probleme me situatën që kemi gjetur. Në këtë zonë janë mbjellë rreth 350 fidanë, do të ketë dhe kosha, stola etj. Paralelisht, po punohet edhe për restaurimin dhe rikualifikimin e të gjitha objekteve të parkut”, u shpreh Gonxhe./a.m.

Next Post
Gati referendumi turk për ta shpallur “sulltan” Erdoganin

Gati referendumi turk për ta shpallur “sulltan” Erdoganin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

Vriten 3 ushtarë amerikanë, plagosen rëndë 5 të tjerë! SHBA-të shënojnë humbjet e para nga sulmet në Iran

March 1, 2026
“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

“U rrezikuan jetë njerëzish!”, delegacioni i BE në Tiranë dënon sulmet me molotovë në vilën e Enver Hoxhës

March 1, 2026
Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

Nga makthi i Bagdadit të vitit 2003 te Teherani në vitin 2026, cilat janë rreziqet për SHBA-të?

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In