• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: “Do të hapim katër tregje të reja për të plotësuar nevojat e zonave rurale”

by
17/05/2015 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e tregjeve për produktet e fshatit, integrimi dhe investimi në rrjetin rrugor dhe ngritja e Qendrës së Agronomisë dhe Veterinarisë, janë disa nga projektet që kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ka në programin e tij për administrimin dhe zhvillimin e zonave rurale. Në dëgjesën e sotme me banorët e Kasharit, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Artan Gaçi, Veliaj prezantoi disa nga pikat e programit të tij për fshatin dhe theksoi nevojën e krijimit të katër tregjeve në të gjitha pikat hyrëse të Tiranës.

“Është i nevojshëm një treg i ri në zonën e Kasharit, një tjetër në Kombinat, që mbulon hapësirën e Vaqarrit dhe Ndroqit, një treg në Sauk për fshatrat si Petrela, Krraba, Baldushku, Bërzhita dhe një tjetër në Kinostudio, për të mbuluar zonën nga Zallbastari, Dajti, Zall-Herri e me radhë”, sqaroi Veliaj. Sipas tij, çmimet e larta në tregje vijnë për shkak të monopolit. “Është e rëndësishme të kemi këto katër tregje, për të thyer monopolin. Këtë duam të ndryshojmë”, theksoi ai.

Shqetësimit të banorëve për çështjet e infrastrukturës bujqësore, në vaditje dhe kullim, kandidati socialist tha se me krijimin e bashkisë së re do të merren disa kompetenca nga qeveria qendrore. Ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë nuk mund t’i shërbejë të gjithë fermerëve për shërbimet e veterinarisë dhe të agronomisë. “Në momentin që Bashkia merr dy shërbime të reja, do të ngrihet Qendra e Agronomisë dhe Veterinarisë, por edhe shërbimet e tjera, siç janë Bordi i Kullimit. Zgjidhja më e mirë është që sa më shumë shërbime të tilla të kalojnë në nivel bashkie”, shpjegoi Veliaj.

Duke folur për zgjedhjet e 21 qershorit, Veliaj tha se në tavolinën e tyre të bukës njerëzit nuk diskutojnë se si të rrëzojnë qeverinë apo se si të bllokojnë reformën e pensioneve, por për çerdhet, kopshtet, shkollat ku duan të çojnë fëmijët e tyre, pse nuk u është shtruar rruga te porta e shtëpisë, pse nuk ka ndriçim apo pse nuk janë mbledhur plehrat. “Këto janë problemet reale të familjeve tona. Ne e refuzojmë lojën e kundërshtarit. Ata nuk dinë të kërkojnë ndjesë për 4 vitet që Tirana u kthyer në kryeqytetin më të pistë në Europë. Në vend të ndjesës, ata tregojnë barsaleta”, deklaroi Veliaj. Duke e vlerësuar si tepër serioze gjendjen në të cilën ndodhet Tirana sot, Veliaj tha se “do të fitojmë bindshëm në Tiranë e kudo, për ta çuar kryeqytetin në drejtimin e duhur. Ata merren me familjet tona, ne punojmë për familjet e tona”.

Ai kritikoi mënyrën e drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, duke theksuar se janë ata që shkatërruan Shqipërinë që duan të marrin Bashkinë e Tiranës. “Këta thonë: na jepni edhe 4 vite të tjera se ujku qimen e ndërron dhe zakonin e harron. Jo! Këta nuk e harrojnë zakonin. Janë të njëjtët ujqër që i kemi parë 8 vjet në qeveri dhe 4 vjet në Bashki. Këta janë i njëjti ekip që e shkatërroi Shqipërinë dhe ekipi që e shkatërroi Shqipërinë nuk mund të jetë ekipi që mund të rregullojë Tiranën”, deklaroi Veliaj.

Sipas tij, çdo njeri duhet të gjykohet nga puna që ka bërë më parë. “Edhe Lulzim Basha duhet të gjykohet për punën që ka bërë si kryetar bashkie. A është ky kryetari i bashkisë që duam: 29 ditë në parti dhe 1 ditë në bashki? Jo! Tiranës i duhet një kryetar bashkie me kohë të plotë”, tha Veliaj. “Si qenka sukses kur i merr pacientët nga spitali shtetëror dhe u thua se janë prishur aparaturat në spital, ndaj shko te klinika private? Kjo do të ishte njësoj sikur unë që bëra reformën e pensioneve të kisha krijuar një fond pensionesh private, ta kisha venë me detyrim në ligj që njerëzit të paguanin pensionin në privat”, tha Veliaj.

Një shqetësim i banorëve ishte dhe problemi i ujit të pijshëm. Duke sjellë në vëmendje se në Ujësjellës – Kanalizime punojnë 1800 veta, kandidati socialist tha se shumica e tyre angazhohen nëpër mitingje. “Në të gjithë takimet e tyre është një ekip me punonjës nga ujësjellës-kanalizime, të Policisë Bashkiake, të pastrimit, që shkojnë kudo dhe sillen sikur janë qytetarë që i takojnë rastësisht”, u shpreh ai.

Ndërkaq, në fjalën e tij deputeti i PS, Artan Gaçi, e vlerësoi kandidatin Veliaj si ministrin më të suksesshëm të qeverisë Rama. Sipas tij, Veliaj e mori Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nga ministria ku bëheshin qoka elektorale dhe e ktheu ministrinë më të rëndësishme

Next Post

Doni të bini nga pesha? Speci djegës dhe 11 arsyet për ta përdorur në kuzhinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

Nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur kokainë, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohen 126 doza

October 23, 2026
Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In