• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Do buxhetojmë financimin për qendra që ofrojnë shërbime konkrete

by A R
21/03/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Miqtë e mi, komuniteti im”. Ky është slogani i fushatës së këtij 21 Marsi, Ditës Botërore të Sindromës Down, që ka për qëllim ndërgjegjësimin, informimin, si dhe promovimin e të drejtave dhe nevojave për individët me këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë një jetë të shëndetshme, të pavarur dhe gjithëpërfshirëse në komunitet.

Pjesë e kësaj fushate ndërgjegjësuese u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu bashkua aktiviteteve të Fondacionit “Down Syndrome Albania”. Fillimisht ai vizitoi ambientet e këtij fondacioni, të cilin e përuroi dy vite më parë gjatë kohës që drejtonte MMSR-në, si dhe ka parë nga afër dhomat e terapisë, tanimë të kompletuara.

Në fjalën e tij, ai falenderoi për përkushtimin të gjithë ata që e drejtojnë dhe shërbejnë në këtë qendër, duke vlerësuar “Down Syndrome Albania”, si një histori suksesi në fushën e organizatave që ofrojnë shërbime falas për qytetarët në nevojë dhe në pamundësi. “Besoj se Down Syndrom Albania është nga të paktat raste ku rrjeti i bashkëpunëtorëve është përtej vetëm familjarëve të fëmijëve me sindromën doën, por ka përfshirë korporata, kompani të ndryshme, individë, të cilët ndoshta nuk preken në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndiejnë të jenë pjesë e këtij misioni. Besoj se ky është etaloni më i mirë që ne kemi sot në shoqërinë civile, se si gjërat nuk bëhen duke u ankuar, por duke u përpjekur që konkretisht të adresojmë një problem”, u shpreh Veliaj.

Veliaj me femijet (2)Kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi u njoh me kërkesat e fondacionit, bëri të ditur se në buxhetin e bashkisë do të programohet dhënia e një mbështetje financiare për ato organizata që realisht ofrojnë shërbime në ndihmë të atyre grupimeve sociale që kanë nevojë për mbështetje. “E kemi të mundur që në buxhetin që po përgatisim, të përfshijmë edhe financimin për qendra që ofrojnë shërbime konkrete. Unë prirem gjithmonë që ato pak financa që ka bashkia, më mirë t’i çojmë për shërbime konkrete, se sa për më shumë seminare, konferenca, trajnime, publikime, raporte që as i lexon njeri, pasi në këtë fazë kanë kaluar mbi 25 vjet ku jemi mbi seminarizuar për çdo lloj teme, ndaj dhe prirem të jem për zgjidhje konkrete”, u shpreh Veliaj.

Gjithashtu, ai u angazhua direkt që të bëjë më shumë për t’i ardhur në ndihmë këtij komuniteti, jo vetëm në Tiranë, por duke ndërgjegjësuar edhe gjitha bashkitë e tjera për të krijuar më shumë mundësi dhe kushte për shoqata që veprojnë në këtë fushë. Më tej ai shtoi se është në detyrimin e çdo bashkie që në qeverisjen e përditshme të qytetit të mendojë më shumë për këto grupime sociale që kanë nevojë vërtetë për dorën e shtetit. Ndaj, theksoi ai, bashkia që ai drejton ka parë me prioritet që në çdo vendimmarrje të sajën, siç janë ndarja e banesave sociale, të përfshijë edhe familje që kanë pjesëtarë persona me aftësi të kufizuara.

Veliaj me femijet (1)21 marsi i vitit 2016 shënon përvjetorin e 11-të të Ditës Botërore të Sindromës Down, dhe çdo vit në këtë datë zëri i individëve që kanë këtë sindromë apo i atyre që jetojnë me ta bëhet më i dëgjuar. Të dhënat tregojnë se në nivel global 1 në 800 lindje rezulton me sindromën Down. Ndaj kjo ditë, për të theksuar të drejtat e tyre është themeluar në vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë dhe është ndjekur nga shumë shtete më pas. Prej 2012-ës, 21 Marsi shënjohet dhe në vendin tonë. Në Shqipëri jetojnë rreth 684 individë me sindromën Down.

Next Post

Bayern transferon talentin Dembele, Coman rikthehet te Juventus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com