• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhuron plazmën për të infektuarit me COVID, Manastirliu: Po trajtohen 16 pacientët e parë

by Ardit Rada
10/09/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E premtoi disa ditë më parë dhe sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit pranë Bankës së Gjakut në QSUT për të dhuruar plazmën e gjakut, e cila ndihmon në shërimin e të prekurve të tjerë me Covid-19. Veliaj shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo, ku shfrytëzoi rastin për të falenderuar të gjithë ata qytetarë shembullorë që e kanë dhuruar plazmën, si dhe bëri thirrje që t’u bashkohen edhe të tjerët, që e kanë kaluar infeksionin.

“U bëj thirrje edhe 6 mijë të tjerëve që, ashtu si unë, e kanë kaluar Covid-19, ta dhurojnë plazmën. Nuk është bukur që të kemi vetëm 50 dhurime, ndaj lipset që ta dhurojnë edhe këta 6 mijë që kanë krijuar antitrupa. Ju lutem dhuroni, dhuroni, dhuroni! Është një mjet shtesë, jo i vetmi mjet, por një tjetër armë për ta fituar këtë luftë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi sakrificën e bluzave të bardha, si dhe gatishmërinë e të gjithë sistemit publik shëndetësor. “Unë jam një avokat i madh i shërbimeve publike, që ofrohen në vendin tonë. Djali im lindi në një spital publik, por edhe unë, pasi dola pozitiv me Covid-19, u referova nga mjeku i familjes dhe u ndoqa nga sistemi publik. Nëse ne që drejtojmë nuk besojmë te publikja, atëherë sigurisht edhe dikush tjetër e humbet besimin. Kështu japim besim se publikja mund të funksionojë sepse ne mund të kemi shkolla publike më të mira, çerdhe më të mira publike, kopshte më të mira publike, spitale më të mira publike”, deklaroi ai.

Ndërkaq, në nisje të vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe UNICEF-in, do të nisin një fushatë ndërgjegjësimi dhe trajnimi me fëmijët nëpër shkolla e kopshte. “Me fillimin e shkollës, të cilën mezi e pres, patjetër do të përballemi me një rritje nga fluksi i fëmijëve që, ndoshta vetë e kalojnë dhe bëhen mbartës të virusit, por ama është rrezik edhe më i madh fakti që rrisim një brez, i cili rri tërë kohën ngjitur pas kompjuterit, pas telefonit dhe nuk di të ndërveprojë. Ajo që kemi zbuluar është se injoranca dhe padija bëjnë shumë e më shumë dëm se virusi i radhës”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj apeloi për një kujdes të shtuar në lidhje me respektimin e masave për të fituar betejën ndaj Covid-19. “Nuk ka trimëri të rrahësh gjoksin dhe të thuash se nuk të kap Covid-i. Njoh qindra prej tyre që vuajnë nga stigma dhe nuk e pranojnë se janë të infektuar, a thua se kanë bërë mëkat. Mëkat është të vjedhësh, të vrasësh, të shash, jo të sëmuresh. Ndaj, për sa kohë që ky nuk është mëkat, nuk është gabim dhe as faj, më mirë pranojeni, që familjarët, rrethi juaj shoqëror, të mos rrezikohen”, tha ai.

Me afrimin e stinës së virozave, në Tiranë do të nisë edhe një fushatë në të gjitha njësitë administrative për vaksinimin e qytetarëve nga gripi stinor. “Ramë dakord me Ogertën që të fillojmë një fushatë në të gjitha njësitë administrative për njerëzit më të prekshëm, si të moshuarit, që të sigurohemi nga gripi stinor për të cilin kemi një vaksinë efektive. Kështu, ulim gjysmën e barrës, në mos më shumë, me të cilën mund të përballen institucionet tona. Është kjo shumica e heshtur që duhet t’ju japë zemër, krahasuar me një minorancë e cila, ndonjëherë me lajme të rreme për një klikim më shumë, shpërndan panik. Sot nëse ka një ekip kombëtar, ky është ekipi kombëtar i bluzave të bardha”, përfundoi Veliaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se plazma është një tjetër armë në funksion të përpjekjeve që, ekipi ynë i shëndetësisë, po ndërmerr për të mundur Covid-19. “Një dhurim më shumë është një jetë më shumë e shpëtuar. Dua të bëj një apel për të gjithë ata të cilët e kanë kaluar Covid-19, të mos hezitojnë të vijnë në qendrat tona të dhurimit të gjakut. Gjaku, ashtu sikurse plazma, nuk mund të blihet, vetëm mund të dhurohet. Ne e kemi treguar se solidariteti nuk na mungon në situata të vështira. Asnjë moment dhe asnjë minutë nuk duhet humbur për të trajtuar simptomat e Covid-19. Mjeku i familjes është për të gjithë ju dhe spitalet gjithashtu janë në gatishmëri”, u shpreh Manastirliu, teksa dha lajmin e mirë të rritjes së kapaciteteve të spitaleve, si me pajisje, ashtu edhe me staf mjekësor.

Shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për ndihmën në këtë luftë, përmes shembullit personal dhe shpjegoi se plazma është një armë shtesë në ndihmë të të prekurve.

 

Next Post
Punonjësja rezultoi me COVID, të tjerë presin përgjigjen e tamponit/ Mbyllet biblioteka publike e qytetit të Fierit

Punonjësja rezultoi me COVID, të tjerë presin përgjigjen e tamponit/ Mbyllet biblioteka publike e qytetit të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kosova pret lirimin

LIVE/ Pas gati 6 vitesh paraburgimi, nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për vendimin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Kosova pret lirimin

September 16, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Emërimi i prokurorit Ols Dados përfundon në Apelin Administrativ, hidhet shorti për ankimimin e kryebashkiakut Erion Veliaj!

September 16, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së, Smith: Po gjykojmë përgjegjësi individuale! Ja akuzat ndaj komandantëve

September 16, 2026
Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu!

Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu!

September 16, 2026
Shembet një tjetër ndërtesë në Gaza, të paktën 11 të vdekur dhe mbi 100 persona nën rrënoja!

Shembet një tjetër ndërtesë në Gaza, të paktën 11 të vdekur dhe mbi 100 persona nën rrënoja!

September 16, 2026
“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës!

“Ky proces nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare”- Gjyqtari Smith lexon verdiktin për ish-krerët e UÇK-së: S’ka të bëjë me pavarësinë e Kosovës!

September 16, 2026
Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!

Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!

September 16, 2026
FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së!

FOTO-LAJM/ Me sytë nga Haga, pamjet e para nga seanca për verdiktin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së!

September 16, 2026
VIDEO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM!”, mijëra qytetarë presin verdiktin në sheshin e Prishtinës me flamuj e simbole kombëtare!

VIDEO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM!”, mijëra qytetarë presin verdiktin në sheshin e Prishtinës me flamuj e simbole kombëtare!

September 16, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

EMRI/ Po trafikonte 6 klandestinë drejt vendeve të BE me 700 euro personi, arrestohet 23-vjeçari në Korçë! Ja çfarë i gjeti Policia

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com