• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Dhurata më e mirë për Tiranën në këto ditë festash është një pemë

by Java News
11/12/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku i Liqenit të Farkës po shndërrohet në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha moshave që duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit. Në përgjigje të thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë një numër pemësh për çdo makinë, kompania Porsche Albania iu bashkua kësaj nisme duke dhuruar 870 fidanë pishe, të cilat iu shtuan Liqenit të Parkut të Farkës, si pjesë edhe e projektit të Pyllit Orbital.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë ata që kontribuan për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet, duke ndihmuar për një jetë të shëndetshme edhe për brezat e ardhshëm. “Jam 870 herë mirënjohës për secilën prej pemëve që është mbjellë këtu sot. Thirrja që kemi bërë për të mbjellë një numër pemësh për çdo makinë të përdorur, ka marrë përgjigjen e duhur, kështu që u jam shumë mirënjohës sot, jo vetëm për dhurimin e pemëve, por për faktin që e gjithë kompania me familjet, me fëmijët, me partnerët e tyre e trajtojnë këtë si një ditë komuniteti. Unë besoj që kur të kalojnë këto sherret tona, kur të jetë zhvilluar vendi do kemi mundësi të kthejmë kokën mbrapsht dhe të themi, kjo ishte ajo pjesë e Pyllit Orbital që mbollëm ne”, tha Veliaj.

Synimi i Bashkisë së Tiranës është që deri në përfundim të sezonit të mbjelljes së pemëve të reja, kryeqytetit t’i shtohen në total 100 mijë pemë. Duke e cilësuar si dhuratën më të mirë për Tiranën, kreu i Bashkisë ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtij koalicioni. “Besoj që në këtë stinë të festave, ku të gjithë duan një dhuratë, edhe Tirana ka personalitet dhe do një dhuratë. Dhurata më e mirë që mund t’i japim sot Tiranës për festa janë 870 pemë, nesër më shumë të tjera, dhe të vazhdojmë me këtë ritëm. Siç po ecim çdo ditë, do kapim rekordin tonë të 100 mijë pemëve në këtë stinë mbjelljesh. Kështu që, do vazhdojmë gjatë gjithë stinës së festave. Kush do t’i bëjë një dhuratë Tiranës, nëse do ta kishin anëtarë të familjes së tyre, t’i dhurojë Tiranës 1 pemë”, tha ai, teksa falenderoi banorët e zonës për bashkëpunimin e treguar për mbjelljen e pemëve në të gjithë zonën e Farkës.

Krahas mbjelljes së pemëve të reja, për të përmirësuar cilësinë e ajrit gjithnjë e më shumë Tirana po transformon edhe transportin e saj duke i dhënë prioritet mjeteve ekologjike me ambientin. Kryebashkiaku Veliaj kërkoi prej qytetarëve dhe kompanive të transportit që të orientohen drejt automjeteve që janë miqësore me mjedisin, duke ulur në këtë mënyrë edhe nivelin e ndotjes së ajrtit. “Po largohemi gjithmonë e më shumë nga transporti diesel, me benzinë ose edhe me gaz, për të shkuar drejt transportit të gjelbër, hibrid dhe elektrik. Më vjen mirë që shumë kompani po e dëgjojnë këtë thirrje. U bëj thirrje kujtdo që do blejë një makinë, ose për arsye personale ose për arsye të biznesit, ose që do lëvizë kryesisht brenda përbrenda qytetit të Tiranës, ta bëjë këtë me një makinë elektrike. Ta përqafojmë të ardhmen, jo vetëm duke mbjellë pemë, por edhe duke blerë makina elektrike”, deklaroi Veliaj.

Përfaqësuesi i kompanisë Porsche Albania në Shqipëri, Gentian Bushati, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar edhe nismave të tjera të Bashkisë Tiranë. “Në bazë të thirrjes që ka bërë Bashkia e Tiranës, duke ju falenderuar ju posaçërisht, Porsche Albania sot kontribuon me një formë modeste me 870 pemë, pisha të buta, që po mbillen këtu në Liqenin e Farkës, duke iu shtuar kurorës së gjelbër të Tiranës. Duke pasur parasysh që vijmë nga një biznes i cili tregton makina, në të njëjtën kohë kemi gjetur një zgjidhje për ta pastruar më shumë qytetin. Shpresoj që kjo nismë që ndërmori Porsche Albania të vazhdojë të ndiqet edhe nga kompani të tjera. Jemi të gatshëm t’i gjendemi pranë bashkisë, komunitetit për të bërë Tiranën tonë sa më të pastër”, tha Bushati./a.ç

Next Post
Guardiola tallet me Mourinho

Guardiola tallet me Mourinho

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

Maliqi turistik, 140 operatorë aplikojnë për “Paketën e maleve”

February 15, 2026
Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së më 17 shkurt në Prishtinë, transporti urban do të jetë pa pagesë

February 15, 2026
Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

Partizani fiton derbin ndaj Tiranës, të kuqtë “mbretërojnë” në kryeqytet 

February 15, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In