• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: Vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur

by S T
12/09/2024 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog e mbylli vizitën e tij të parë në Shqipëri në Memorialin e Holokaustit në Parkun e Liqenit të Tiranës. Në këtë vizitë ai u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në një ditë si kjo jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota reflekton mbi Holokaustin, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë. Është si kanceri që zhvillohet dalëngadalë, pa u ndier, qelizë pas qelize, derisa vjen një moment që mund të jetë tepër vonë, nëse nuk bën kontrollet e rregullta për ta identifikuar dhe marrë masat e duhura më parë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet e së shkuarës, por të mësojmë prej tyre”, tha Veliaj.
Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe falenderoi kryetarin Veliaj për kontributin e tij për të përkujtuar gjeneratat heroike. “Ky përkujtim është i jashtëzakonshëm! Krah për krah, zemër për zemër, njerëz të besimeve të ndryshme, qëndruan së bashku kundër së keqes, duke refuzuar të lejojnë injorancën dhe urrejtjen të shtrembërojnë emocionet dhe besimet e tyre te qeniet njerëzore. Sot, ndërsa vala e urrejtjes, antisemitizmit dhe terrorit, është kthyer sërish kundër hebrenjve në mbarë botën dhe në Izrael, Shqipëria zgjeron më tej traditën e saj të tolerancës, dinjitetit, dhe respektit. Falenderoj mbarë kombin shqiptar dhe ju falenderoj juve, i nderuar kryetar bashkie, dhe qytetin tënd, për një miqësi kaq të pabesueshme, të frytshme dhe të fortë. Ky vend ka mbetur një fener i vullnetit të mirë dhe mirësjelljes. Shqipëria na kujton se hebrenjtë dhe myslimanët, bektashinjtë dhe të krishterët, mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Përvoja shqiptare dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj kujtoi rolin e rëndësishëm që luajti Shqipëria gjatë luftës, duke u bërë shtëpia e qindra hebrenjve.

“Para ca ditësh isha duke folur me disa miq, pikërisht për këtë temë dhe ndërmendëm se si, në vitin 1934, Herman Bernstein, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, shkroi: ‘Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla në Evropë sot, ku nuk ekzistojnë paragjykimet dhe urrejtja fetare, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime’. Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku, pas përfundimit të luftës, numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë krahasuar me periudhën para luftës. Nëse para luftës në Shqipëri ndodheshin 200 deri 300 hebrenj, pas luftës atje ishin gati 2 mijë hebrenj. Njerëzit erdhën këtu nga ish-Jugosllavia, Greqia dhe vende tjera. Kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë që ishin me ta”, tregoi Veliaj.

Fjalën e tij, ai e mbylli me një apel që, si qytetarë të këtij kombi dhe si pjesë e një komuniteti global, të sigurohemi që të punojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë. “Kujtesa është një detyrim, jo vetëm për të nderuar viktimat e Holokaustit, por edhe për të siguruar që vuajtjet e tyre të mos kenë ndodhur kot. Është një angazhim i vazhdueshëm për të luftuar kundër urrejtjes dhe diskriminimit, kudo dhe kurdo që ato shfaqen. Kjo vizitë sot, këtu, është një kujtesë e fortë se ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë humanizmin dhe dinjitetin e çdo individi. Është një thirrje për t’u bashkuar kundër padrejtësive dhe për t’u përpjekur për një botë më të drejtë, më humane dhe më të dashur. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm – që t’u japim atyre një botë ku urrejtja dhe përçarja nuk kanë vend”, tha Veliaj.

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Ndaj, në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre për t’i strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka një memorial në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

November 25, 2026
“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!

November 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Trafikuan 90 kg kokainë me vlerë 3,6 milionë euro nga Amerika Latine, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit! Ja dënimet që kërkoi (EMRAT)

November 25, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha kërkon bashkimin e opozitës, gazetari: Po luan blofin, ai kërkon që t’u vjedhë votat! Do i telendisë kandidatët

November 25, 2026
Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

Teatri përtej skenës, aktorja Rita Gjeka sjell artin e interpretimit përmes mikrofonit!

November 25, 2026
Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

Rreth 5 mln tonë rroba hidhen çdo vit, BE ndryshon rregullat për industrinë e modës! Deri në vitin 2030 veshje të riciklueshme dhe…

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

November 25, 2026
“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

“Shkak ishin qëndrimet e mia politike”- U përjashtua nga grupi parlamentar i PS, Elisa Spiropali në konferencë: E marr si dekoratë faktin që…

November 25, 2026
U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

Erdhi nga Brazili dhe nuk kishin dokumentacionin për tregun shqiptar, AKU bllokon 64 tonë mish pule në Portin e Durrësit!

November 25, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Veliaj kundërshton pezullimin e afateve të paraburgimit, kryebashkiaku i drejtohet Gjykatës së Lartë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In