• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj dhe Kushi përurojnë shkollën e re “Murat Toptani”: Nuk ka më arsye që nxënësit të dynden dhe mësimi të bëhet me dy turne!

by
22/09/2021 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Murat Toptani” është tjetër shkollë e re, e rindërtuar pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila hap dyert për nxënësit këtë vit arsimor. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtarisht e mësimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit që do ulen rishtazi në shkollën 3 herë më të madhe se ajo që kishin, një vit të mbarë në rrugën e dijes, tashmë me kushte të njëjta si shkollat në qendër.

“Sot kemi një gëzim shumë të madh. Mezi pres që këtë investim ta kthejmë në një etalon se çfarë mund të bëhet me hapësirën publike kur investohet me pasion. Kjo ka qenë e gjitha një zonë informale, dikur një fermë bujqësore, por sot ka ndryshuar shumë. Tirana është urbanizuar, qyteti ka ardhur deri në këto limite dhe pyetja është: A e kemi mundësinë të investojmë me të njëjtin standard dhe cilësi, siç bëhen shkollat në bllok, edhe në periferi? Përgjigja është po! Për këtë e kam zemrën plot me gëzim,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë nuk ka asnjë arsye për dyndjen e fëmijëve në të njëjtat shkolla dhe as për mësim me dy turne.

“Zakonisht vektori ka qenë për të shkuar drejt qendrës. Fëmijët përditë torturoheshin për të shkuar te shkollat në qendër. Kjo është arsyeja pse një pjesë e atyre shkollave kanë qenë me dy turne. Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh se komuniteti ka nevojë për shumë shërbime, por shkolla është gjithmonë e para, sepse fëmijët tanë janë motivi që kemi për jetën dhe për të ardhmen. Ata meritojnë që t’i rrisim të shëndetshëm dhe t’i edukojmë sa më mirë, që nesër të bëhen profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë.

Duke falënderuar Bashkinë Tiranë për kontributin që jep posaçërisht për shkollat dhe mirëmbajtjen e tyre, ministrja Kushi shtoi gjithashtu se të gjitha shkollat e reja që po ndërtohen me programin e madh të rindërtimit kanë standardet më bashkëkohore, me hapësira më të mëdha, më komode, laboratorë, palestra e biblioteka.

“Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës. Prandaj, të gjithë siç jemi, të angazhohemi fort që të punojmë pa u ndalur për t’i rritur dhe edukuar sa më mirë fëmijët tanë,” tha ministrja Kushi.

Veliaj e quajti këtë vit, vitin historik për shkollat në kryeqytet. “Ne hapim mbi 10 shkolla dhe dy kopshte të reja në të gjithë cepat e Tiranës, në periferi, në fshat dhe në njësitë urbane. Për këto 10 shkolla dhe dy kopshte besoj që do hyjmë në histori, si viti që kemi hapur më shumë institucione arsimore se 101 vjet të Tiranës kryeqytet,” deklaroi ai.

/b.h

Next Post
Pas ardhjes në pushtet, talebanët kërkojnë të marrin fjalën në OKB/ Çfarë shkruhet në letrën që i dërguan Sekretarit Guterres

Pas ardhjes në pushtet, talebanët kërkojnë të marrin fjalën në OKB/ Çfarë shkruhet në letrën që i dërguan Sekretarit Guterres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com