• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj celebron në martesë dashurinë e dy të rinjve tek Amfiteatri i Liqenit Artificial

by Java News
14/02/2020 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky 14 shkurt erdhi krejt ndryshe për Shpëtimin dhe Xhenin, dy të rinj kryeqytetas që vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në ditën e Shën Valentinit, me mbjelljen e një peme.

Pema, një simbol i dashurisë mes tyre, bën thirrje jo vetëm për ta dashur më shumë njëri-tjetrin, por për të dashur dhe mbrojtur natyrën.

Të hipur mbi pajton dhe të veshur me kostumet tradicionale të zonës së Tiranës, ata u pritën në altarin e ngritur tek Amfiteatri i Liqenit Artificial nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë.

“Jam shumë i lumtur që e nisëm këtë Shën Valentin me pak bereqet nga qielli, por me shumë bekime në tokë. Sapo u celebrua Shpëtimi me Xhenin – kanë marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës dhe besoj se një qytet që rritet me familje të reja e të mira (presin një çun), që mbjellin pemë, ka të ardhme”, tha Veliaj.

Ai ftoi që ky shembull i përjetësimit të dashurisë së tyre përmes mbjelljes së një peme të ndiqet edhe nga çiftet e reja. Veliaj theksoi se kjo është dhurata më e bukur jo vetëm për qytetin, por edhe për gjeneratën e ardhshme. “Dua t’i ftoj të gjithë ata që sot, në ditën e të dashuruarve, duan të bëjnë një gjest që do të ngelet përjetë: Le të mbjellin një pemë në kujtim të dashurisë së tyre, në kujtim të fëmijëve të tyre; do të doja që e gjithë kjo stinë e 100 vjetorit të Tiranës t’u kushtohej familjeve. Sot do të kemi një familje të re, i uroj atyre të gjithë lumturitë e kësaj bote. Ju falenderoj shumë për pemën, është diçka që ata do t’ia tregojnë djalit të tyre, ashtu si edhe unë djalit tim, që kur të mos merremi më me këtë punë, do të themi se lamë gjurmë në këtë qytet. Paçi vetëm të mira edhe me trashëgime”, uroi Veliaj.

Këtë Shën Valentin Tirana është e veshur e gjitha me ngjyrat e dashurisë. Bashkia e Tiranës, ashtu si edhe vitet e kaluara, e ka zbukuruar qytetin me një dekor romantik për të gjithë të dashuruarit, të cilët dëshirojnë që të memorizojnë në foto këtë ditë të veçantë. /e.s/

Next Post
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Zamallahi e madhe në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

October 8, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë

October 8, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti!

October 8, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta që ha të mëdhenjtë e nuk rrit të vegjlit

October 8, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky kërkesë SHBA-së: Na lejoni të përdorim Starlink dhe do të shihni që Putini do të ulet tryezën e negociatave

October 8, 2026
Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

October 8, 2026
Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

October 8, 2026
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arrest shtëpie!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com