• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Buxheti katrahurë i Bashës, na la borxh 30 milionë dollarë

by Java News
13/08/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e re e Tiranës ka trashëguar 30 milionë dollarë borxhe pa paguar për investimet publike, rrugore dhe ndërtimet e shkollave apo kopshteve. Deklarata është bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në mbledhjen e Këshillit Bashkiak bëri ditur se shumë fatura janë pa paguar, duke sjellë në vëmendje se prej 8 muajsh kompanitë e pastrimit nuk marrin rrogat. “Firmat e pastrimit kanë plot 4.6 milionë dollarë borxh, duhet të paguheshin çdo muaj. Nuk janë paguar. Kemi një borxh të mbartur që më kujton pak MMRS-së ku tipikisht në kohë fushatë bëheshin rrush e kumbulla paret për ndihmën ekonomike dhe PAK. 23 milionë dollarë borxhe vetëm në projekte në investime publike. 7.8 milionë dollarë borxhe në rikonstruksione dhe në investime rrugore dhe 4.5 milionë dollarë borxhe që lidhen me ndërtime dhe rikonstruksione në shkolla dhe kopshte”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se në situatën aktuale është trashëguar një buxhet katrahurë. “Të jemi realist se në çfarë situate kemi qenë. Para se t’i themi Zall Bastarit të paguajë sa Tirana, të fillojë puna në Tiranë. Ti themi një njeri që vjen me kaçile të paguajë në Tiranë, ndërkohë një person me hummer nuk paguan. 30 milionë dollarë borxhe, janë fatura të prera. Ky buxhet është katrahurë, është buxheti i Lul Bashës. Na ka zhytur në borxhe, dhe ne nuk mbledhim dot taksat”, theksoi Veliaj.

Ndaj kryetari i bashkisë së Tiranës kërkoi nga anëtarët e këshillit demokrat që t’i jepet mundësia qytetit që të zhbllokojë buxhetit. “T’i japim mundësi sot qytetit të paguajë ndihmën ekonomike, pagesat e aftësisë kufizuar, rrogat e atyre që punojnë në gusht, që të mos ndërpriten shërbimet, por e shoh shumë të vështirë si mund ta bëjmë këtë nëse merremi me sofizma”, tha Veliaj. Ai tha se Tirana është në një situatë emergjente dhe nuk ka luks që të shtyjë vendimmarrjet. “Kjo do të thotë që në qoftë se ju mendoni se ne duhet të ndalojmë dhënien e ndihmës ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, të gjithë kontraktorët që presin pa radhë që të mbyllin kopshte dhe çerdhe sepse do kthehet një nëpunëse nga pushimet dhe nuk është te një nga 7 firmat që Kryetari i Bashkisë i ka dalë zot, ky më duket një sofizëm dhe një lloj luksi që Tirana në një situate emergjente ku është nuk e ka mundësinë për këto lloj luksi”, theksoi Veliaj.

Gjatë fjalës së tij në hapje të mbledhjes kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur që brenda një kohe kaq të shkurtër, u bë e mundur shpërndarja e banesave sociale që ishin bllokuar prej vitesh nga administrata e mëparshme. “Ndoshta Vendimi më i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje, të paktën për sa i përket impaktit social, lidhet me shpërndarjen e banesave sociale. Është një situatë absurde kjo e banesave sociale, që bashkë me trajtimin imagjinar, shënjojnë më së miri qeverisjen 4 vjeçare të Lulzim Bashës. Këto banesa u ndërtuan nga Edi Rama dhe Bashës i mbeti vetëm që t’i shpërndante. Por në 4 vjet nuk shpërndahu as edhe një prej tyre. Sot jam shumë i lumtur që pavarësisht kohës së shkurtër, ne do të shpërndajmë 242 banesa sociale”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

 “Një kompani e pastrimit ne pastrimin nuk e bëjmë mirë në Tiranë  po kemi edhe 8 muaj pa paguar. Njëri prej tyre më tha kam marrë overdraft për të paguar tatimet sepse jam i falimentuar totalisht, pagova korrupsion. Kur mora atë kontratë nga Bashkia e Tiranës dhe tani s’marr as para. Unë si mund ti kërkoj atyre të pastrojnë kur kanë 8 muaj pa paguar?! Sepse ai thotë ma kërko pork e edhe një kontratë që duhet të më paguash çdo muaj.

Kryebashkiaku, Veliaj, ka lajmëruar gjithashtu edhe konkretizimin e propozimit të bërë në mbledhjen e mëparshme për të miratuar një fond ndihme për përmbytjet e ndodhura në Tetovë të Maqedonisë. “Do t’ju lutesha që të shtojmë edhe një vendim tjetër në rendin e ditës. Bashkia e Tiranës i qëndron pranë Komunës së Tetovës në këto ditë të vështira dhe, pavarësisht gjendjes së vështirë financiare në të cilën ndodhemi, unë ju propozoj që t’i akordojmë një ndihmë financiare prej 10 mijë Eurosh kësaj Komune”, u shpreh Veliaj.

Pjesë e vendimmarrjes së mbledhjes së sotme të Këshillit ishin edhe disa masa që propozohen në mënyrë që zbatimi i reformës së territoriale të mos ketë ndikim në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Bëhet fjalë për vendimin për bashkimin e paketave fiskale të 13 komunave me paketën fiskale të Bashkisë Tiranë, si dhe bashkimin e buxheteve të 13 komunave me buxhetin e Bashkisë Tiranë për 6 mujorin e dytë të vitit 2015.

Next Post

Bën seks me kunatën, ajo ishte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In