• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bonus strehimi për familjet në nevojë dhe kuota ditore në qendrat sociale

by A R
31/05/2017 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të trajtojë me bonus strehimi disa nga familjet në nevojë të cilat nuk mund të përballojnë qiranë në tregun e lirë si dhe do të përfshijë në regjimin e kuotave ditore edhe Qendrën Komunitare Shkozë.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se gjatë këtyre dy viteve është bërë një punë e lavdërueshme në ngritjen e këtij sistemi i cili më parë ka qenë inekzistent. Veliaj deklaroi se sot në Tiranë janë 5 qendra sociale funksionale, ku 4 administrohen 100% nga Bashkia Tiranë dhe njëra në partneritet me një OJQ. Rreth 90 profesionistë të fushës, duke filluar nga punonjësit socialë e duke vazhduar deri tek psikologët e mjekët, u shërbejnë një vakt të ngrohtë 350 qytetarëve të Tiranës, dhe shërbime multisiplinore për 300 fëmijë.

Gjatë vitit 2016-2017 në terren kanë operuar nga 12 skuadra terreni duke realizuar maksimalisht 160 dalje në muaj,  duke identifikuar 313 fëmijë në situatë rruge, 165 të të cilëve janë në menaxhim dhe po ndihmohen aktivisht për ofrimin e shërbimeve. Veliaj bëri të ditur se Bashkia ka filluar një projekt me fonde IADSA për ngritjen e një strehëze permanente për personat në situatë rruge, për t’ju ofruar këtyre qytetarëve qoftë mundësinë për të kaluar natën të sigurt apo për të marrë një vakt ushqim, por edhe për të marrë shërbime higjienike e mjekësore në çdo ditë të vitit, pa u dashur të ndodhin emergjenca.

Krahas saj, Veliaj theksoi se po punohet për ngritjen e Magazinës së Emergjencave të Tiranës, që do të shërbejë si rezerva e qytetit për të përballuar emergjenca të tjera në të ardhmen, por edhe si një vend ku mund të ruajmë donacionet e shumta që na ofrojnë shumë qytetarë apo biznese e organizata të cilat mund t’u shpërndahen më pas sipas nevojave qytetarëve. Krahas saj, Kryebashkiaku deklaroi se Bashkia ka shpërndarë 185 banesat sociale në Shkozë si dhe bonus strehimi për 340 familje të Tiranës.

“Kemi punuar edhe për zgjidhje më të qëndrueshme për problemin e strehimit pasi ky nuk është një problem që mund të zgjidhet duke ndërtuar blloqe banimi. Zgjidhja që kemi gjetur, është programi për subvencionimin e interesave të kredisë, përmes të cilit 1000 familje të Tiranës do të përfitojnë kredi të buta për të blerë një banesë. Është një projekt fantastik, pasi jo vetëm që siguron strehim për 1000 familje, por edhe injekton rreth 60 milionë dollarë në ekonominë e Tiranës, duke krijuar punësim, por edhe mundësi të reja ekonomike”, tha Veliaj. /b.d

Next Post
Vidhnin shtëpitë që kishin dasma, arrestohen dy të rinj në Shkodër

“Të harruarit”/ Pas 6 vjet hetimesh, goditet grupi i trafikantëve të drogës në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In