• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Bllok model në Kodër-Kamëz, çështje kohe rehabilitimi i 100 lagjeve të Tiranës

by Ardit Rada
07/05/2020 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rindërtimit të kopshtit dhe shkollës “Isa Boletini”, komuniteti i Kodër-Kamzës do të ketë shumë shpejt edhe një bllok banimi të transformuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet për rikualifikimin e bllokut që kufizohet nga rrugët “Kastriotët” – “Gramozi” – “E.Balshajve” – “Ramadan Citaku”, i cili prej 30 vitesh ishte lënë në harresë. Kryebashkiaku tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe falë ritmit të mirë të punës, vjeshta do të na gjejë me një bllok model.

“Para pak muajsh këtu përuruam shkollën “Isa Boletini”, e cila kaloi me një turn; një shkollë model për Njësinë 11. Atë dinë banorët na thanë: ‘Shumë mirë që e bëtë shkollën, por ne duam rrugë, asfalt, kanalizime e ndriçim’. Arsyetimi ynë atëherë ishte; në fillim bëjmë shkollën sepse kush ka dije dhe kulturë, di të bëjë edhe rrugë. Më vjen mirë që e mbajtëm fjalën për të dyja. Për Kodër-Kamzën ka 30 vite që dëgjojmë: ‘Kur do rregullohet?!’ Shumë cinizëm, skepticizëm, dyshim. Jam shumë i lumtur që jemi rrugë të mbarë dhe vjeshta do të na gjejë me një bllok model”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se falë këtij investimi e gjithë zona nuk do të vuajë më nga ujërat e zeza apo përmbytjet, ndërkohë që do të rrisë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Prej shumë kohësh, gjithë kjo zonë ka pasur një stigmë; pra, kush vinte nga periferia, i kishte shanset më të pakta për arsim të mirë, e kishte rrugën më të gjatë për të ardhur në Tiranë, e kishte më të keq nivelin e jetesës. Ky ka qenë një përrua i madh, ujëra të zeza, të bardha, plehra, nuk ka pasur ndriçim, për gratë e lagjes ora 17:00 ishte një lloj burgu e karantine, edhe kur s’kishim koronavirusin. Urbanistika transformon, do të thotë që njerëzit lëvizin 24 orë, arsimi është cilësor, që nuk kemi nevojë të dyndemi. Tani do kemi dy shkolla të reja, një në Institutin Bujqësor, një tjetër tek “Shqiponja”; pra, “Isa Boletini” nuk ka nevojë të jetë i mbingarkuar”, tha ai.

Veliaj siguroi se puna për projektin e 100 lagjeve në Tiranë do të vijojë për të çuar investimet edhe në nivel kapilar.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të jetë vetëm çështje kohe që t’i projektojmë të 100 lagjet e Tiranës. Projekti ynë i 100 lagjeve ngjan me projektin e qeverisë së 100 fshatrave. Një bashki, një qeveri e mirë është ajo që i bën të gjitha, që kujdeset edhe për tërmetin, për të gjitha pasojat, menaxhon mirë edhe epideminë, por nuk le pas dore edhe ato që janë punët rutinë, që kanë 30 vite që presin dhe gjithmonë janë shtyrë nga kriza e radhës. Më vjen mirë që kriza e radhës nuk e shtyu këtë projekt dhe mezi pres që të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në ato pika fundore që mund të kenë ngelur”, deklaroi Veliaj.

Projekti parashikon ndërtimin e plotë të rrjetit rrugor, ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, ndriçimit rrugor dhe linjave rezervë.

/e.rr

Next Post
Thaçi: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë si dy vende sovrane dhe të pavarura

Thaçi: Dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdojë si dy vende sovrane dhe të pavarura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

Incidenti me dron në Leipzig, Rusia akuzon Gjermaninë: Ata duan përsëri luftë

September 7, 2026
“Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Nuk preferohet vetëm bregdeti/ Turistët tani duan malet, natyrën dhe historinë

September 7, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

September 7, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

Dy persona me motor atentat shqiptarit në Athinë, detajet e para

September 7, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

Pagat e magjistratëve? KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon sepse…

September 7, 2026
Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Çfarë është AfD dhe çfarë programi ka! Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

September 7, 2026
Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona, plagosen 5 të tjerë

September 7, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë vendin, ja sa do shkojnë temperaturat

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

September 7, 2026
Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com