• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Berisha e harroi rrugën e Arbrit, por sot nuk na pengon dot

by A R
16/06/2019 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit elektoral me banorët e Zall-Bastarit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se vëmendja e mazhorancës është zgjidhja e shqetësimeve reale që kanë qytetarët.

“Ne këtu kemi halle që duhet t’i zgjidhim; nëse u bë gjysma e rrugës, duhet të bëjmë edhe gjysmën tjetër, që të lidhet përfundimisht me Rrugën e Arbrit. Me këtë investim do të shkohet në Tiranë për 12 minuta. Zall-Bastari tingëllon larg, jo se është larg, por se duhen dy orë të vish këtu. Nëse largësia shkurtohet në 12 minuta, do të thotë se një student do të shkojë për 12 minuta në Universitet; një produkt bujqësor për 12 minuta do kapë tregun; nëse ka një lindje të vështirë, për 12 minuta arrin në spital. Kemi edhe 12 ditë punë, që të jemi 12 minuta më afër. Kjo është diferenca”, tha Veliaj.

Kandidati socialist u shpreh se opozita aktuale ndonëse 6 vite më parë e kishte pushtetin, nuk bëri asgjë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit dhe për zhvillimin e këtyre zonave, të cilat i la në varfëri. “Jemi duke menduar për të ardhmen, kurse ata te Gjiri i Lalëzit, që si ditë me vapë që është, sot janë mbledhur me këmbët te pishina, duke menduar për të kaluarën, se kanë hall të asaj që po humbasin. Kanë hall të një popull që s’po i beson më. Kanë hall të njerëzve që i kanë gënjyer dhe s’i shohin dot në sy. Ju kujtohet kur erdhi dhëndri, kishte kapur 4 a 5 të komunës, këtu e kishin, pse nuk e bënë? Sot ka filluar të bëhet qendra e komunës, e bën vetëm PS dhe çunat e gocat që shërbejnë këtu. E kishte vjehrri i dhëndrit 8 vjet, s’e bëri Rrugën e Arbrit. Aty ishte. S’është gjë e re. Projekti ka qenë aty gjithmonë, por kur vjen Edi Rama, kur vjen PS, kur bashkohet skuadra jonë, mund t’i mbarojmë punët, mund të mbajmë fjalën, mund të realizojmë ëndrrat”, theksoi Veliaj, teksa shtoi se pavarësisht pengesave të opozitës, Tirana dhe gjithë njësitë e saj administrative do të vijojnë të ecin përpara.

“Na penguat te lodrat, do na pengoni që të bëjmë sheshin, siç na penguat për sheshin “Skëndërbej”, do na pengojnë që të bëjmë këtë tregun e ri agro-ushqimor, që duam ta bëjmë publik siç na penguan me Pazarin e Ri. Siç nuk ia dolën me rrugën me sheshin dhe me Pazarin në Tiranë, nuk do ia dalin me rrugën, me sheshin, me pazarin në Zall-Bastar: Kaq e thjeshtë është”, tha kandidati socialist.

/a.r

Next Post
Emri/ Një tjetër “tradhtar’ nga PD kërkon mandatin në KQZ

Lirohet ish-deputeti, burg për dy kryetarët e PD që i bllokuan rrugën Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In