• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirohet ish-deputeti, burg për dy kryetarët e PD që i bllokuan rrugën Ramës

by A R
16/06/2019 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, iu vërsulën eskortës së kryeministrit Rama për t’i bllokuar hyrjen në qytetin e Librazhdit.

Nga ana e Prokurorisë është kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ vetëm për: kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto; kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqin si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi dhe Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik.

Ndërsa për ish-deputetin e PD-së, Aurel Bylykbashi është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje. Po kështu detyrim paraqitje nga gjykata e Elbasanit është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.

Kujtojmë se në lidhje me këtë ngjarje janë duke u proceduar në gjendje të lirë, edhe 16 persona të tjerë për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Sipas policisë, arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13 qershor, rreth orës 18:00 ata u grumbulluan tek kryqëzimi i Përrenjasit në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke tentuar që të bllokonin rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, për të penguar eskortën e Kryeministrit, ndërsa kanë goditur me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike ndaj saj.

Ndërkohë kryeministri Rama pas kësaj ngjarje nga fushata në Librazhd ka thënë se personat që tentuan ti bllokojnë rrugën shkelën ligjin pasi pengimi i fushatës zgjedhore për një subjekt përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vite burg.

Nga ana tjetër një reagim ka ardhur edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili duke iu përgjigjur Ramës ka thënë se opozita nuk trembet dhe nuk heq dorë nga rruga që ka zgjedhur për të penguar zgjedhjet edhe pas fjalëve të kryeministrit.

Next Post
I paguan dëmshpërblim ish-bashkëshortes për… punët e shtëpisë!

I paguan dëmshpërblim ish-bashkëshortes për… punët e shtëpisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In