• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

by E S
22/04/2026 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Duke sjellë në vëmendje ankimimin fillimisht të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj e më pas të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Helsinki argumenton shkeljet që pretendon se po bëhen ndaj tyre.

“Sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës. Neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të Konventës Evropiane që garanton të drejtën për proces të rregullt”, thuhet në reagim.

Komiteti i Helsinkit thotë se argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal, ndërsa sjell edhe një rast kur GJEDNJ e kundërshton mbajtjen e të paraburgosurve në kafaz.

“Kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër” dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore”, vijon reagimi.

Kërkesa më e fundit që kundërshton mbajtjen e të paraburgosurve në kafaz në sallën e gjyqit, erdhi të martën nga avokatët e Ilir Metës. Në prag të nisjes së gjyqit në themel në Gjykatën e Posaçme, ata kërkojnë që sh-presidenti të mos qëndrojë në kafazin e xhamit gjatë seancave gjyqësore. Një kërkesë e tillë është artikuluar më herët edhe nga Beqaj dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Reagimi i plotë i Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Mbajtja e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit në kundërshtim me ligjin dhe standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Avokati mbrojtës i Z.Ilir Beqaj, në një shkresë të datës 10.04.2025 drejtuar disa institucioneve, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ngre shqetësimin se gjatë seancave paraprake gjyqësore, klienti i tij vendoset në kafaz sigurie, fillimisht metalik dhe më pas prej xhami. Për të komunikuar me të mbrojturin, avokatit i duhet të kërkojë leje nga gjykata dhe t’i afrohet fizikisht kafazit, një praktikë që kufizon ndjeshëm ushtrimin efektiv të mbrojtjes.

Ky shqetësim është ngritur edhe në gjykatë. Me vendimin e datës 07.04.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka rrëzuar ankimin, duke argumentuar se vendosja në kafaz nuk është në kompetencën e saj, por të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, institucioni përgjegjës për shoqërimin e të paraburgosurve.

Sipas publikimeve të medias të dt.21 Prill 2026 , e njëjta kërkesë është paraqitur më herët edhe nga avokati mbrojtës i Z.Ilir Meta, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të mos u mbajtur në kabinën e xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, duke argumentuar cenim të drejtave kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare për një proces të rregullt.

Të dy shtetasit mbahen në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e Gjykatës përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Së pari, sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës.

Së dyti, neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. Në këtë kuadër, argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal. As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.

Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër” dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore.

Në përfundim, KShH vlerëson se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.

Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase përfshi gjykatat.

Next Post
Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

September 9, 2026
Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

September 9, 2026
Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

September 9, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com