• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Banorët të zgjedhin administratorët që të përfitojnë nga Fondi i Komunitetit

by A R
27/02/2018 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pallatet Hawai, banesat e para që u ngritën në Tiranë gjatë periudhës së tranzicionit, pak javë më parë ishin në një gjendje të degraduar, me fasada të rrënuara, ku lagështira ndihej thuajse në çdo apartament. Por, falë “Fondit të Komuniteteve”, , sot këto pallate të Njësisë Administrative 5 kanë një pamje të re.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur që nismapo jep frytet e para në kryeqytet, e sidomos për faktin se vjen si rezultat i bashkëpunimit mes bashkisë dhe komunitetit të banorëve.

“E falenderoj shumë Ademin, një nga administratorët model që kemi në Tiranë, i cili  ka ndjekur nga afër transformimin, si dita me natën, të një prej lagjeve më të populluara e më problematike të qytetit. Pallati që kemi në sfond është ndërtuar në fillim të viteve ‘90, ndryshe njihen si Pallatet Haëai, të amortizuar prej kohësh, të ndërtuar pa cilësi. Sot, siç më thanë banorët, u duket sikur kanë hyrë në shtëpi të reja. Falë Fondit të Komuniteteve pallati u vesh me sistemin kapotë, ka termoizolim, dhe çdo qindarkë e shpenzuar është bërë me transparencë me qytetarët”, tha Veliaj.

Ai theksoi se ky lloj bashkëpunimi, ku gjysmën e fondit për rikonstruksionin e pallateve e ka dhënë Bashkia e Tiranës dhe gjysmën tjetër vetë banorët, është mënyra më e mirë për të bërë punë me cilësi e jetëgjatësi.

“Në dallim nga gjithologët që dëgjojmë çdo natë në televizor, që nuk prekin një lopatë me dorë, diferenca mes një administratori është që arrin ta bëjë komunitetin bashkë dhe në vend që ta kthejë në një komunitet qaramanësh, që ankohet, mobilizohen për t’u siguruar që gjërat të funksionojnë. Në këtë rast, mobilizimi ishte për të përfituar nga fondi i bashkisë, që financon gjysmën e çdo investimi në pallat, për t’u siguruar që edhe komuniteti ka dhënë diçka, të cilën do ta ruajë” nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku ftoi edhe qytetarët e tjerë që të zgjedhin administratorët e pallateve, si e vetmja mënyrë për të bërë mundur përfitimin nga Fondi i Komuniteteve. “Inkurajimi im është për çdo banor, së pari të zgjedhin administratorin, siç e kanë bërë 2700 pallate në Tiranë, ta bëjnë edhe të tjerat, dhe të vijnë në bashki, të aplikojnë; gjysmën e fondit e jep bashkia, gjysmën banorët. Ku ka bashkëpunim, ka edhe solidaritet. Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë të bësh ndryshime të vogla në komunitet. Gjithmonë, Tiranës i ka ardhur e mira dhe ndryshimi nga njerëzit e thjeshtë, që bëhen bashkë për të bërë gjëra të bukura”, u shpreh ai./a.m.

Next Post
Abuzimi me gratë në Siri, seks në këmbim të bukës

Abuzimi me gratë në Siri, seks në këmbim të bukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In