• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Banorët që preken nga rindërtimi marrin bonus qiraje, ato parti që luajnë me tërmetin janë kthyer në rrënoja politike

by Java News
23/12/2022 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se të gjitha familjet që preken nga rindërtimi do të përfitojnë pagesën e qirasë së banesës. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj deklaroi se lidhur me këto objekte është marrë dhe ekspertiza e Institutit të Ndërtimit.

“Ne do paguajmë qiranë deri sa t’i ndërtojmë pallatet ku do të marrin shtëpi dhe do trajtojmë dhe ata që nuk janë legalizuar, që janë në një situatë informale. Pra kush është i legalizuar merr paratë dhe kush është i pa legalizuar tek Bregu i Lanës, do të marri shtëpinë e vet siç kemi bërë edhe për projektet e tjera. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe për projektin e Unazës së Madhe dhe ata që preken dhe që janë informale në këtë zonë, edhe për ata që preken në zonat administrative numër 4 dhe numër 8, pra zona e “5 majit” dhe zona e Kombinatit. E patë të gjithë histerinë e fundjavës, një histori pa sens. Për sa kohë që Instituti i Ndërtimit, për sa kohë që drejtori Artan Shkreli dhe gjithë drejtorët që kanë qenë aty japin një vendim për Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Durrësit, Bashkinë e Krujës, është detyrim ligjor që ne ta zbatojmë atë”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se asnjë person nuk do të mbetet në rrugë, ndërsa tha se Saliu dhe Iliri duan të përfitojnë politikisht.

“Ju garantoj që nuk kemi lënë asnjë njeri në rrugë. Ne jemi zemërgjerë dhe solidarë, por jo të papërgjegjshëm me paranë publike. Rasti i atij që bërtiste më shumë, kishte marrë shtëpi të re te “5 maji”, kisha qenë vizitor në atë shtëpi, mbante shtëpinë tjetër këtu, merrte bonusin e qirasë dhe shtëpinë tjetër te pallati i 4-rt e kishte dhënë me qira. Tani kjo është fyese. Ajo që ndodh është që kur ndodhi tërmeti i parë, po të njëjtët njerëz ulërinin: “Pse nuk i hoqët, se ja erdhi tjetri”. Po të njëjtët njerëz tani thonë “pse i hiqni”, ndërkohë që ai është gati për të rënë vetë, dhe siç e patë, sa e preku fadroma, ra.

Kështu që prandaj them fjala “hiena politike” është shpikur për Ilir Metën dhe Sali Berishën, sepse “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Pra ata duan që inshallah ka ndonjë viktimë që të themi e vrau qeveria, e vrau bashkia dhe të kapim ndonjë votë. Mirë që vota s’po kapin, por s’po u lëmë asnjë mundësi, sepse në një shtet ligjor ti thua: Unë të kompensoj por mos abuzo. Kush merret me rrënojat e tërmetit, do kthehet në një rrënojë politike dhe një pjesë e këtyre partive, janë kthyer tashmë në rrënoja politike. Megjithatë detyra ime është t’ju informoj që do vazhdojmë me paketën e qirasë, do të thotë që do të marrin qira deri ditën që marrin çelësat në dorë”, tha Veliaj.

 

 

Next Post
Zbulon të ëmën biologjike pas 41 vitesh, por gruaja nga Durrësi e refuzon: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë

Zbulon të ëmën biologjike pas 41 vitesh, por gruaja nga Durrësi e refuzon: Ndoshta një ditë do trokasë tek unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com