• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj-Arben Malajt: Nuk më vendos dot gjobë as ti, as vëllai yt. Mos kërko leje ndërtimi kundër ligjit

by Java News
16/05/2019 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj  ka zbardhur edhe burimin e akuzave që vijnë nga Arben Malaj në drejtim të punës së tij dhe të Bashkisë së Tiranës.

Duke folur për A2CNN, Veliaj ka sqaruar se gjeneza e këtyre sulmeve vijnë për shkak të gjobave që Malaj ka dashur t’I vërë Bashkisë së Tiranës për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Veliaj thotë se Malaj dhe vëllai I tij kanë kërkuar që të marrin leje ndërtimi për një pallat në  tokë bujqësore, çka bie totalisht ndesh me ligjin.

“Të gjuash me gurë nga ekranet është një zgjedhje, por për dikë që pretendon që e bën më mirë duhet të ofrohet ta bëjë më mirë. Dhe një gjë që ia kam bërë të qartë edhe zotit Malaj, por edhe shumë të tjerëve është që unë nuk pranoj gjoba. 

Nuk ka sot një media, një njeri publik ose një politikan që mund të më kërkojë të bëj gjëra të paligjshme duke më vënë gjobë. 

Nuk e di çfarë pretendon, por ia kam bërë të qartë edhe zotit Arben Malaj edhe zotit Basri Malaj, nuk marrin dot leje në Mjull-Bathore në tokë të gjelbër, në tokë ullishte, në tokë që nuk është truall, në tokë bujqësore ku nuk ndërtohet duke më vënë gjoba në televizor. 

E kanë provuar shumë, por meqë më pyetët kjo vlen për zotin Malaj, për vëllain e tij, pallat në tokë bujqësore ullishte unë nuk jap sepse është e paligjshme”, tha Veliaj.

Kreu I Bashkië thekson se pavarësisht angazhimit të përbashkët në strukturat e Partisë Socialiste, ai nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme diçka që nuk i takon.

Veliaj i bën thirrje Malajt që të mos abuzojë me rolin e tij në Bordin e Bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër kryetarit të bashkisë.

“Ia kam thënë me urbanistikën, ia kam thënë me dëshmitarë të tjerë edhe familjarë të tij që e dinë fare mirë se parimor jam. Unë nuk e ngatërroj punën me shoqërinë. 

Ai ka qenë një koleg i angazhuar në Partinë Socialiste. Më vjen keq që abuzon me rolin e tij në bordin e bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër kryetarit të bashkisë. 

Të japë dorëheqjen, të kandidojë për kryetar bashkie ose për Këshill Bashkiak…”, shtoi ai, teksa siguron se kushdo që do të pretendojë se do të mund t’i vendosë gjoba për të marrë diçka në mënyrë të padrejtë, gabon rëndë.

“Unë nuk kam ndërmend as të shkoj në burg, as nuk kam ndërmend të shkel ligjin. Ia kam thënë në sy me dëshmitarë. Vendosi të aplikojë gjobën. 

Unë kam katër vjet këtu, nëse më gjen një njeri nëse arrin me presionin në media të marrë diçka të padrejtë unë iki nga bashkia. 

Të gjithë marrin një përgjigje, Erion Veliajt nuk i vë dot gjobë njeri, jo Ben edhe Basri Malaj, por asnjë njeri tjetër në botë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Sqarimi/ Përgjimet nuk janë zbulimet e “Bild” dhe VOA, por të Basriut dhe Klodianës

Sqarimi/ Përgjimet nuk janë zbulimet e "Bild" dhe VOA, por të Basriut dhe Klodianës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit përplasen me Policinë, hidhen domate e vezë! Bllokohet kalimi në Rrugën e Elbasanit

Protestuesit përplasen me Policinë, hidhen domate e vezë! Bllokohet kalimi në Rrugën e Elbasanit

July 27, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Prishta me Halle

July 27, 2026
Rama ngre alarmin për luftën hibride: “Revolucioni i flamingove”, shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit!

Rama ngre alarmin për luftën hibride: “Revolucioni i flamingove”, shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit!

July 27, 2026
VIDEO/ Ditë tensioni në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

VIDEO/ Ditë tensioni në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme! Deputetët e PS mbërrijnë në Kuvend

July 27, 2026
“Kali i Trojës” në epokën digjitale, Rama paralajmëron për rrezikun e manipulimit të informacionit

“Kali i Trojës” në epokën digjitale, Rama paralajmëron për rrezikun e manipulimit të informacionit

July 27, 2026
FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit

FOTOLAJM/ Nga vezët te domatet e specat, protestuesit mbërrijnë me “arsenal” të ri para Kuvendit

July 27, 2026
“U zgjova nga krismat”, dëshmia e Rozalina Plakut për masakrën në Roskovec, ja çfarë ndodhi në katër orët e pengmarrjes

“U zgjova nga krismat”, dëshmia e Rozalina Plakut për masakrën në Roskovec, ja çfarë ndodhi në katër orët e pengmarrjes

July 27, 2026
Operacion ndërkombëtar në Atlantik, kapet ngarkesa me 2.6 ton kokainë, në pranga edhe një shqiptar

Operacion ndërkombëtar në Atlantik, kapet ngarkesa me 2.6 ton kokainë, në pranga edhe një shqiptar

July 27, 2026
“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

“Gratë e rreme” të propagandës, si funksionon rrjeti i profileve anonime në mbështetje të Vetëvendosjes

July 27, 2026
Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

Struktura e punësimit në 2025: Sektori shtetëror rritet, privatet në tkurrje

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In