• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj akuza Bashës: A ka emër kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK?

by A R
15/11/2020 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çështjen e UÇK-së, të cilit i drejtoi disa pyetje akuzuese.

Duke folur në asamblenë socialiste të Kavajës, Veliaj nënvizoi se personat që përgatitën dosjen për në Hagë kanë emër.

“Liria ka emër! Po tradhtia a ka emër? A ka një emër se kush i çoi në Hagë drejtuesit e UÇK? Ka emër kush i sajoi këto shtëpitë e verdha? Ka emër kush i nguli thikë pas shpine vëllait të vet? Ka emër ajo forcë politike, e cila votoi raportin e Dik Martit? Teksa bëjmë këtë betejë, për fitoren tonë më 25 Prill, duhet të flasim edhe me vëllezërit dhe motrat tona demokrate, dhe t’u themi patjetër që liria ka emër, edhe në kohët moderne, po tradhtia a ka emër? Po besëprerja a ka emër? Po thikat pas shpine vëllait tënd, a kanë emër? Unë besoj se kush është demokrat dhe patriot e kupton fare mirë kush është lëvizja e patriotëve që sot janë rreshtuar në Partinë Socialiste, që se ka tradhtuar kurrë vendin, dhe kush është një forcë politike që, deri dje, thoshte e kam bastion Kavajën, po është tkurrur në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë se nuk ka bërë punë dhe ka tradhtuar çdo kauzë patriotike të Shqipërisë sa herë që ka pasur mundësi. S’jemi ne forca politike që i tha terroriste UÇK-së, por dikush tjetër është dhe ata kanë emër. S’jemi ne ata që përgatitën dosjen për në Hagë, po dikush është, një forcë politike është, dhe ka emër”, deklaroi Veliaj.

Ai ftoi demokratët që t’i bashkohen Partisë Socialiste dhe theksoi se qytetarët e Kavajës e kanë të qartë diferencën që ekziston mes PS-së dhe PD-së.

“Përveç se të jemi bashkë, duhet të ndajmë fare mirë, kush janë patriotët dhe kush janë tradhtarët 76 vite mbas çlirimit. Me sa duket, kemi të njëjtat beteja siç i kishim 76 vite përpara, por nëqoftëse përpara luftoheshin me armë, sot luftohen në Facebook, sot luftohen në media, sot luftohen në televizor, sot luftojnë me këto dosjet që shkojnë në Hagë, sot luftojnë me këto lajmet e rreme për shtëpi të verdha apo për kërdinë që po bëka pandemia, kjo është e pandershme. Qoftë për luftën e UÇK-së apo qoftë në luftën me pandeminë, duhet të kuptojmë kush janë ata që janë në front të parë dhe kush janë ata që tradhtojnë çdo betejë. Kush janë ata që të lënë në baltë në çdo sfidë dhe kush janë ata që pengojnë çdo patriot që të luftojë çdo betejë, kjo është diferenca”, deklaroi koordinatori politik i PS në Kavajë, Erion Veliaj.

/a.r

Next Post
Pas Metës bindet edhe Kryemadhi: Do mbaj maskë në rrugë, por të kuqe që ta tërboj Edi Ramën

Pas Metës bindet edhe Kryemadhi: Do mbaj maskë në rrugë, por të kuqe që ta tërboj Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët…

January 26, 2026
“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

January 26, 2026
Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

Arrestohet në Dubai Bujar Sefa, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”

January 26, 2026
Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

January 26, 2026
Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

Vrasja e infermierit trondit SHBA-të, Minneapolis shpërthen në protesta masive

January 26, 2026
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

January 26, 2026
Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

Spastrime në majën e ushtrisë kineze, dy gjeneralë të lartë nën hetim për shkelje të rënda disiplinore

January 26, 2026
Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

Tragjedi në Greqi, zjarri në fabrikën e biskotave u merr jetën tre grave

January 26, 2026
Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

January 26, 2026
Analiza: Trump-Von der Leyen: Takimi që shpëton apo “fundos” Europën?

Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In