• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kush mbjell erë, do të korrë furtunë”. Mesazhi i fortë i Iranit për SHBA-të

by A R
26/01/2026 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet iraniane zbuluan të dielën, 25 janar, një mural të ri në një billboard të madh në një shesh qendror të Teheranit. Ai ka një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara “Mos tentoni të sulmoni Iranin”.

Kjo ndodh ndërsa anijet luftarake amerikane po lëvizin drejt rajonit.

Muralit tregon një aeroplanmbajtëse nga lart, me avionë luftarakë të dëmtuar dhe duke shpërthyer mbi kuvertën e saj. Kuverta është e mbushur me trupa dhe gjak që rrjedh në ujë, duke krijuar një model që i ngjan vijave të flamurit amerikan.

Një slogan në cep thotë “Kush mbjell erë, do të korrë furtunë.”

Ky mural u zbulua në Sheshin Enghelab, ndërsa flota amerikane po lëviz drejt rajonit. Presidenti amerikan Donald Trump tha se anijet po dërgohen “për çdo rast”, nëse vendos të ndërmarrë veprime.

“Ne kemi një flotë të madhe që po shkon atje dhe ndoshta nuk do të na duhet ta përdorim”, tha Trump.

Sheshi Enghelab përdoret për tubime shtetërore dhe muralet ndryshojnë sipas ngjarjeve kombëtare. Të shtunën, komandanti i Gardës Revolucionare iraniane paralajmëroi se forca e tij është “më gati se kurrë”.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit janë rritur pas një shtypjeje të dhunshme të protestave, ku mijëra njerëz u vranë dhe dhjetëra mijëra u arrestuan. Trump kishte kërcënuar se do të ndërmerrte veprime ushtarake nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues paqësorë ose të kryente ekzekutime masive.

Protestat kanë pushuar për disa ditë dhe Trump tha se Teherani ka ndaluar ekzekutimin e rreth 800 protestuesve të arrestuar, një pretendim që prokurori i lartë iranian e quajti të rremë.

Megjithatë, Trump nuk ka hequr dorë nga mundësia e veprimeve ushtarake, duke paralajmëruar se çdo sulm do të bënte që goditjet amerikane të vitit të kaluar mbi objektet bërthamore iraniane të dukeshin “të vogla”.

Forcat amerikane thanë se avionët F-15E Strike Eagle tani janë të pranishëm në Lindjen e Mesme, për të rritur gatishmërinë dhe sigurinë në rajon. Edhe Britania ka dërguar avionë luftarakë Typhoon në Katar “për mbrojtje”.

Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor, pas rënies së monedhës iraniane, riali, dhe përhapën shpejt në të gjithë vendin. Numri i viktimave vazhdon të rritet, edhe pse informacioni vjen ngadalë për shkak të një bllokimi më shumë se 2-javor të internetit, më i madhi në historinë e Iranit.

Next Post
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Neni 6 i Konventës i zë edhe shqiptarët...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

August 21, 2026
Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

August 21, 2026
Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

August 21, 2026
Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

August 21, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

August 21, 2026
Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

August 21, 2026
Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

August 21, 2026
Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

August 21, 2026
“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe në “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe në “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

August 21, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com