• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Buxheti i Bashkisë/ Taksa e pronës përfshihet te fatura e ujit, 25 shkolla të reja

by A R
21/12/2015 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjitha ish-komunat e Tiranës që do të jenë pjesë e Bashkisë së madhe do të përfitojnë ulje taksash. Këtë bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë takimit me Forumin Ekonomik të Tiranës, ku u bë prezantimi i buxhetit të vitit 2016.

“Ajo që ne propozojmë është që zonat përfshihen në këtë bashki me ndarjen e re të kenë discount 30 % për taksat. Duke filluar nga viti që vjen, taksa e pronës, bashkia do të caktojë si agjent tatimor ndërmarrjen e Ujësjellësit”, tha Veliaj.

Në uljen me 30 % sipas kryebashkiakut përfshihet edhe taksa e tokës bujqësore për të gjithë ata që i vënë në prodhim.

“Taksa bujqësore, E vetmja risi që propozojmë për të inkurajuar prodhimin ka të bëjë me të gjitha sipërfaqet që përdoren për prodhim, do të paguajnë -30%”, tha më tej kryebashkiaku.

Veliaj renditi në mënyrë të detajuar të gjithë paketën fiskale për kryeqytetin. Ai përmendi si mjaft të rëndësishme heqjen e taksës për biznesin e vogël, që sipas tij pavarësisht se rëndon mbi buxhetin e Bashkisë, do të sjellë shtimin e vendeve të punës. Një tjetër taksë e ulur sipas tij është edhe ajo e fjetjes në hotel.

“Për bashkinë e Tiranës ku ushtorn 50 % e biznesit të vogël në Shqipëri, jemi të bindur që mijëra biznese që përfitojnë nga heqja e taksës së biznesit të vogël, ky është një lajm i mirë. Për taksën e fjetjes në hotel, ne kemi pasur taksë 5 %, ishte taksë që rëndonte të formalizuarit. Kjo taksë është ulur për kategorinë me 4 deri në 5 yje, ka shkuar në 2 euro e gjysëm, ndërkohë për hotelet e tjera ka shkuar 1 euro”, tha kryetari i bashkisë së kryeqytetit.

Ndryshime pritet të pësojë edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë, e cila synon inkurajimin ose dekurajimin e ndërtimit bazuar në gjendjen e territorit.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë, ne e kemi patur 8 euro për metër katror, kjo është qesharake nëse e krahasojmë me vendet e rajonit. Me këtë taksë çdo lloj sharlatani u fut në ndërtim siç ishte ai rasti i Farkës ku kishte hapur një gropë. Në zona ku bashkia do të dekurajojë dnërtimin, tarifa do jetë me lartë. Në zona ku do ta inkurajojë për të shfryrë betonizimin do të çlirohet. Diapazoni 4-8 % e lejon këtë”, tha më tej Veliaj.

Taksa e tabelës do të zerohet për të gjithë ata që reklamojnë biznesin në një tabelë më të vogël se 2 metër katror.

Next Post

Pezullimi 8 vjeçar/ Blatter nuk dorëzohet dhe “kërcënon”: Do të rikthehem!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In