• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“20 mijë të rinj në kurset për teknologji dhe kodim”, Veliaj: Së shpejti dy programe të reja tek TUMO

by A R
31/05/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 20 mijë të rinj dhe të reja pritet që të ndjekin kurset e Qendrës TUMO në fushën e teknologjisë dhe kodimit këtë vit. I pranishëm në konferencën e 4 ndërkombëtare ICITTBT, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Tirana është gati që të mikpresë edhe dy programe të reja studimi, që do të ndihmojnë në adoptimin e teknologjive të reja dhe në krijimin e një ekonomie digjitale të qëndrueshme.

“Mezi pres që këtë vit të kemi 20 mijë nxënës dhe nxënëse, nga 12 deri 18 vjeç, që të ndjekin kurset e TUMO-s. Ndërkohë, për moshën nga 18 deri 22 vjeç jemi gati të fusim projektin ‘Ecole 42’ nga Franca dhe për moshën mbi 22 vjeç, për start-up, “Plug&Play” nga Kalifornia. Me z. Granoff nga AADF patëm një diskutim se si këto kurse t’i fillojmë semestrin tjetër dhe ta bëjmë Tiranën kampione, ashtu siç është në shumë fusha, në turizëm, në dizajn urban, e në shumë prej aktiviteteve të tjera. Në fushën e teknologjisë ne sot po ecim më shpejt se çdo vend tjetër dhe Sigurisht, Tiranës “i ka hije” që të jetë e para, ashtu siç është edhe në të gjitha fushat e tjera”, deklaroi Veliaj.

Tirana bëri bashkë ekspertë, studiues dhe biznese për të diskutuar zhvillimet e fundit në Inteligjencën Artificiale, Robotikë, Siguri Kibernetike, Smart Cities dhe Ekonominë Digjitale. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi rëndësinë e këtyre fushave në zhvillimin e qyteteve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është mbushur me jetë dhe aktivitete, por mbi të gjitha me konferenca si këto, që promovojnë digjitalizimin dhe kulturën e punëve të së ardhmes në Tiranë. Fakti që Tirana sot është ekosistemi më interesant në Ballkan, ku punësimi më i lartë është në fushën digjitale dhe në fushën e turizmit, dhe fakti që Tirana është sot shembulli numër 1, ku fëmijët nga mosha 12-18 vjeç e quajnë të drejtë digjitale arsimin te TUMO, pra 1.600 deri në 2.000 fëmijë sot me bursë të plotë të Bashkisë marrin të gjitha këto aftësi, unë besoj që për Institutin Kanadez të Teknologjisë, për shumë prej atyre që janë investuar në shkencat që prodhojnë punësimin e të ardhmes, për ne janë pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit”, tha Veliaj.

Kjo konferencë pritet të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe të nxjerrë në pah rolin e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme për inovacionin teknologjik në rajon.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Sulm terrorist në Gjermani, ekstremisti plagos me thikë disa persona. Pamjet horror u transmetuan live në Youtube

VIDEO/ Sulm terrorist në Gjermani, ekstremisti plagos me thikë disa persona. Pamjet horror u transmetuan live në Youtube

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com