• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veç e veç të ha ujku” dhe “Rroftë BE”, Rama nuk i kursen batutat gjatë prezantimit të IPARD 3

by A R
18/05/2022 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë është prezantuar programi IPARD 3. Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha se do të investohen 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare. Rama tha se me këtë financim të tretë të BE hapet një rrugë e re për ata që duan të investojnë në bujqësi. Po ashtu, kryeministri theksoi se koha kur AZHBR-ja ishte degë partie dhe bujqësia ishte ndarë në parcela partie ka vdekur. Fermerët e pranishëm i vlerësoi për punën, ndërsa nuk i la batutat mënjanë duke u thënë se partia e tyre ishte ajo e punës

“Ju këtu jeni me një parti mbi të gjitha partitë, që është partia e punës, dakord, partia e punës. Ndërkohë që këto partitë e tjera pastaj, secili ka mendjen e vet, secili ka zgjedhjen e vet, por kur vjen puna dhe tek partia e punës ne jemi këtu për të vlerësuar të gjithë ata që parti të tyre kanë punën dhe vetëm punën në radhë të parë. Pastaj kur mbarojnë punën, shesin edhe domatet e patatet, një të diel në 4 vjet shkojnë dhe votojnë, puna e tyre. Fakti që këtu nga ky program përfitues janë të gjithë ata që flasin me punën e tyre, dhe nga ky program nuk përfitohet më përmes partisë, nuk përfitohet më përmes parasë, korrupsionit, nuk përfitohet më përmes tarafit, kuptohet nga një gjë shumë e thjeshtë. Nga fakti që Bashkimi Europian e akreditoi agjencinë në vitin 2018. Nuk e akreditonte më parë, se BE ka të gjitha strukturat dhe mekanizmat për të verifikuar se kë po certifikon. Kë të certifikonte? Si ta certifikonte?… Kur BE certifikon dhe financon do të thotë që koha kur AZHBR-ja ishte degë partie dhe bujqësia ishte ndarë në parcela partie dhe ato pak para që jepeshin, jepeshin me parti, ka vdekur”.

E teksa u ndal tek BE, Rama tha se ajo nuk të jep para nëse nuk bindet se ato do të shkojnë për atë punë që t’i po i kërkon.

“BE aq sa është i mirë, aq është edhe i keq. Nuk do të dijë fare se ke apo s’ke, po nuk ishe në gjendje t’i vesh përpara projektin bindës që paratë që po të jep do të shkojë për atë punë që ti po i kërkon, nuk ti jep paratë. Shumë e thjeshtë, prandaj siç e dini dhe ju vetë, në fillim mund të keni qenë më konfuzë, mbase keni humbur edhe në pjesëmarrje të caktuara ju është kthyer mbrapsht aplikimi si i pa përshtatshëm, por keni investuar edhe në këtë pjesë, keni mësuar si bëhet projekti, si të krijoni më shumë fuqi ekspertize dhe ja ku jeni këtu. Këtë do e bëjnë të gjithë dhe duhet të bashkohen. Nuk ka rëndësi sa të madhe e ke ngastrën ka rëndësi me kë je ose s’je bashkuar. Ti mund të kesh një ngastër shumë të vogël, ti bashkohesh me atë tjetrin, atë që ka ngastrën tjetër, dhe secili merr atë që i takon. E rëndësishmja, shesin bashkë, jo veç e veç. Se kur shet veç e veç të ha ujku. Edhe përfundon duke hedhur domatet nëpër lumë, e patatet nëpër rrugë. Sepse nuk i shet dot, vijnë t’i marrin për një copë bukë, ose s’ti marrin fare. Kur bashkohesh krijon një sasi të madhe, ia le në dorë tjetërkujt t’i shesë ti merr pjesën tënde, vazhdon punën te ngastra. Ndahen punët dhe shiten bashkë, këto të dyja”.

“Këto janë veprat dhe jeni ju që i përfaqësoni këto vepra 437 projekte kemi bërë, mund të bëjmë dhe 1 mijë të tjera. Kështu që jepini forca dhe rroftë Bashkimi Europian”, e mbylli kryeministri fjalën e tij.

IPARD III është programi i BE për mbështetjen e bujqësisë, agropërpunimit dhe agroturizmit, i cili u prezantua sot dhe që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

/a.r

Next Post
‘Rama do të jetë ai që do të ngrejë kupën e presidentit’/ Boçi: I ka lënë topin për momentin Alibeajt, por…

'Rama do të jetë ai që do të ngrejë kupën e presidentit'/ Boçi: I ka lënë topin për momentin Alibeajt, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In