• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdis pa të të dua!

by Pëllumb Kulla
01/01/2021 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Kartolinë Koço Devoles, për këtë vit të ri…. pa të!

I shtrenjti Koço…

Ti na ike në prag të një Vitit të Ri… Lajmi na  hidhëroi, na nxiu, na ngrysi. Ky ishte vetëm reagimi i parë, se më pas ne, me të kujtuar çaste të bukur nga jeta me ty, nisëm të qeshnim përsëri… Po, po, të qeshnim!.. Mbase kështu duhen përcjellë artistët e vërtetë të humorit, ata, që si ti, lindin njëherë në 200 vjet dhe lenë aq kujtime, sa nuk harrohen kurrë dhe sillen ndërmend në biseda dyshe dhe në grupe, me fytyrat e çelura nga  drita që lenë pas.

Ndryshe prej të tjerëve, artistëve vdekja u merr më pak jetë. Ose, më saktë, tek ata vdes vetëm një pjesë e tyre, ajo pjesa më e dobët, më e stërmunduara, më e dëmtuara: fiziku, shtati….

Ja, ti je nga ata të paktët, nga ata të rrallët, që vajtohen me gaz në buzë. Ashtu të vajtuam. Sa zili ta kemi ikjen!

Kur mund t’i bëhet njeriut zemra mal kur i ikën një mik i shtrenjtë?! Duket si prapësi, por ja që ndodhi me ty! Ngaqë…. Gazetat, kanalet televizive, të parët e vendit, të gjithë të kishin në gojë. Ishte një ikje e bujshme e jotja, Koço. U krijua një det i gjerë, një oqean me shfaqje dashurie. Ndodhi ajo që thotë populli ynë: vdis pa të të dua! Dukej si festë e çuditshme.. Ne pamë mrekullinë.

Gjynah, që njeriu nuk e gëzon ikjen e tij! Dhe ky oqean dashurie nuk ishte i shtirur, apo i organizuar.

Ndofta ngaqë u kujtuam, u kujtuam se çfarë po humbnim.

Vdis pa të të dua!

Rrimë, rrimë dhe shohim ato video-kujtime që na ke lënë. Shohim telefilmin tënd “Milioneri” me atë hallexhiun që po i  bëhen 30 vjet që kërkon dhe nuk po i  rikthehen pronat që ka patur. Sa bukur tingëllon graviteti i temës, loja jote e gjallë!… Lënia e atij hallexhiut në përdorim  të demagogëve… Asnjëri nga ne, artistët që lëvruam satirën, deri më sot nuk ka arritur një shpërthim të tillë satirik mbi mashtrimin historik të ndryshimeve.

O Koço Devole!… Cila qe ajo hyjni që të mëkoi me ndjeshmërinë e lartë që ti t’i jepje artit tënd këtë forcë?! Cila hyjni të mëkoi me mësimin që arti duhet të ketë përmbajtje të tilla shoqërore dhe kurrë shërbim për nevojat banale të të qeshurës? Kush ta mëkoi trimërinë të zbulosh parreshtur dhe pa drojë, anët qesharake të regjimeve, të pushteteve, të kameleonizmit të politikanëve? Në artin tënd nuk mungon asnjë nga kryekrerët e vendit të shqipeve, qëkur nisi jeta mbi atë copë tokë të dashur. Sa bukur tallesh ti me mitet e historisë, me datat e ngjarjeve… Mjafton të kërkosh në youtube me atë ushtarin nazist, ku Ballisti e do që të dalë nga Shqipëria e çliruar më 28 nëntor dhe Partizani e kërcënon ta vrasë po nuk doli nga kufiri më 29!

 Koço i shtrenjtë!… Të paktë ishit ju që i  patët kthyer studiot e  këtij televizioni në punishte të bukura! Ti ishe njëri nga ata që punoi më shumë se të tjerët, për të flakur tej shtirjet propagandistike, direktivat nga lart. Kurrë nuk u panë moderatorë, prezentatorë, që të administronin, si ti, gazin dhe brohorimat, në stadiumet dhe pallatet e sportit me katër a pesë mijë vetë, që vinin për ty dhe për të ftuarit artistë, shoqet dhe shokët e tu!

E këto ti, Koço i arrite, se e jetove jetën me nder dhe varfëri, me profesionalizëm dhe etje për kërkime!…

Vetëm para 3-4 vjetësh ty të dekoruan me një titull… Veç, ama, njëzet vjet më parë ne, ca artistë, që nga Amerika u bëmë tok dhe dërguam aty propozimin për këtë farë dekorimi. Nuk na e dëgjuan… Na thanë se këtë dekorim duhet ta propozonte një institucion… E cili mund të ishte ky institucion, më i lartë se ai grup shqiptarësh të mërguar me emrat Piro Mani, Sulejman Pitarka, Zoica Haxho, Kristaq Dhamo, Zhaneta Petushi, Astrit Çerma, Zef Mosi, Spiro Duni, Ferit Hoxha, Ekrem Kryeziu…?!

Vdis pa të të dua!…

Duhet të ikje, o mik, që ne ta kuptojmë se kush na la… Që ne nuk e kemi më mes nesh, këtë artist të kompletuar… Ja, tek filmi “Milioneri” që përmenda më lart ku teknika e skenarit, ritmi, regjia, loja e përkryer aktoriale, dëshmojnë se ti, Koço Devole, je, – jo ishe… Je, Je! –     Ti je i të njëjtës racë, je anëtar i familjes së madhe të Çaplinëve dhe Beninjëve, që në një film dinjitoz bëjnë dhe shkrimin, dhe regjinë, dhe rolin qendror, dhe dekorin, dhe muzikën… Dhe afishën e filmit!…

Shpirti yt, o Koço Devole, u bëftë dritë për artistët e rinj që do të lindin mbi atë truall të dashur!

Shënim: Kjo kartolinë simbolike u bë mbrëmë element i Koncertit të Funndvitit 2020 në Rtsh.

Next Post
Ulen temperaturat/ Ja parashikimi i motit për sot

Rikthehen shirat, temperaturat shkojnë nën zero/ Moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In