Një tjetër pacient ka humbur jetën sot në spital, duke e çuar në 42 numrin e viktimave nga Covid-19 në vend.
Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19, tha ministria.
“Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, deklaroi Eugena Tomini gjatë deklaratës për media.
Diten e djeshme humben jeten 3 persona.
g.kosovari











