Një vajzë e moshës dy vjeçare nga Oklahoma, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga i dashuri 22 vjeçar i nënës së saj.
Shaleah Cudjo është raportuar e vdekur pasi është dërguar në spital pas një kontrolli rreth orës 10:13 në mëngjes, datë 3 shtator, kur policia mori një telefonatë duke thënë se vajza nuk merrte frymë.
Siç raporton Dailymail, Justin Lawson, 22 vjeçar, menjëherë pas incidentit u arrestua, pas akuzave të shkallës së parë për vrasje dhe përdhunim.
Vajza e vogël kishte humbur një sasi të madhe të gjakut nga lëndime të brendshme dhe dëmtime të tjera të cilat shfaqin dëshmi të sulmit seksual.
Nëna e Shaleah-s, Keah Cudjo, i tha policisë se i dashuri i saj, Lawson, i tha asaj se vajza ishte e sëmurë dhe nuk ka bërë mirë.












