• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja tragjike e adoleshentes në sallën e operacionit, zbardhet dëshmia e babait

by A R
16/05/2017 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.

“Panorama” ka mësuar se prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë.

spital-00903100_1488217936-1220017

Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhene garanci prinderve te saj qe operacioni ishte dicka e thjeshte.

Por sic raporton  Panorama, bazuar ne deshmine e babait te vajzes ne Polici, mjeket pas operacionit kane thene se vajza kishte pasur komplikacione gjate nderhyrjes dhe temperature. Ata kane pritur qe vajzes t’i dale narkoza, por e reja nuk ia ka dale dot, dhe prinderit kane marre lajmin e rende nga bluzat e bardha pas mesnate.

Mesohet se operacioni ne kete spital kushtonte 3500 euro, dhe prinderit e vajzes kane paguar 1500 euro paraprakisht, ndersa pjesen tjeter, do ta dorezonin pas nderhyrjes.

Detajet e reja/ Kush është vajza që vdiq në spitalin privat, pse u operua

Dalin të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një spital provat ne Tirane, ku Blerta Pepa, gjimnaziste në shkollën “Andon Zako Çajupi” humbi jetën gjatë një operacioni per ligamentin ne kembe.

Blerta kishte pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës para dy ditesh ne gjimnazin ku ajo studionte, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe sipas gazetares sone Etleva Delia, gjithçka ka shkuar shumë mirë, por 16-vjeçarja ka pasur komplikacione të brendshme pasi kishte marre sasi te madhe narkoze.

Pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes./a.m.

Next Post
Kjo është batuta e radhës së Berlusconit për gruan e Macron

Kjo është batuta e radhës së Berlusconit për gruan e Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com