• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja përfundimtare e opozitës

by Ilir Yzeiri
24/09/2018 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Është shumë e trishtueshme të mendosh se Shqipëria, përfundimisht, po futet në një rrugë pa krye dhe, nga pikëpamja e sistemit, po e humbet njërin krah, pra, po e humbet opozitën. Është e paimagjinueshme se si është katandisur opozita shqiptare, dhe është një dramë kombëtare të mendosh se vendi, të paktën për momentin, nuk prodhon dot alternativë tjetër.

Lulëzim Basha, që është kthyer në një personazh grotesk e qesharak, lexoi një listë me disa biznesmenë dhe i akuzoi ata se kanë përfituar padrejtësisht koncesione nga qeveria shqiptare, dhe i kërcënoi, gjithashtu, se do t’u sekuestrojë pasuritë. Këtë deklaratë nuk mund ta bëjë një njeri që merret me politikë, nuk mund ta bëjë një lider i opozitës, dhe nuk mund ta bëjë një njeri normal. Duhet të jesh ose budalla, ose analfabet, ose njeri pa integritet politik që të lëshosh broçkulla të tilla. E para që dua të sqaroj qysh në fillim, është se, personalisht, kam respektin më të madh për të gjithë biznesmenët shqiptarë, por, për sipërmarrësit e fuqishëm, që ndërmarrin oporacione të mëdha dhe punësojnë me mijëra njerëz, kam disa herë respekt.

 A e di Lulëzim  Basha sesa familje janë të punësuara në kompanitë e atyre sipërmarrësve që ai, si karagjoz, i kërcënon se do t’u sekuestrojë pasuritë ? Janë me qindra mijëra. E dyta, të bësh biznes në Shqipëri është një heroizëm më vete. Në një vend të mbushur me kriminelë dhe me grupe kriminale, si këto që po arrestohen përditë, që të vënë pistoletën te koka, apo që të thyejnë dhëmbët për hiçmosgjë, siç ndodhi me pronarin e rrjetit të Big Bite-ve në Shqipëri, të bësh biznes të hapur, me emër e me mbiemër, është vërtet heroizëm. E treta, çdo sipërmarrës në Shqipëri është një vlerë që duhet çmuar e ndihmuar, sepse ekonomia e tregut të lirë, në të cilën bëjmë pjesë, gjallon përmes sipërmarrjes private. Ata punësojnë njerëz dhe ata mbushin arkën e shtetit me të ardhura. E katërta, është e vërtetë se shumë nga këta biznesmenë kanë përfituar koncesione nga qeveria shqiptare, si kjo e Ramës ashtu dhe ajo e Bashës dje. Dakord, por, më parë duhet të pyesim, këto koncesione janë të ligjshme apo të paligjshme?

Dhe, nëse ata kanë përfituar, ju lumtë ! Një opozitë e mençur, dinjitoze, nuk merret me emrat e biznesmenëve, por merret me ligjin dhe u shpjegon shqiptarëve se ku është shkelur ligji, cili ministër e ka shkelur atë dhe e denonocon në prokurori ose, në rastin më të mirë, bën një deklaratë politike dhe sqaron shqiptarët se kur të vijë në pushtet koncesionet do t’i trajtojë ndryshe. Po kush do ta bëjë këtë ? Lulëzim Basha ? Ky njeri, bashkë me Sali Berishën, më parë, duhet t’ju kishin kërkuar falje shqiptarëve për koncesionet skandaloze që kanë dhënë vetë dhe pastaj të kishin kurajë të denonconin me fakte në prokurori shkeljet ligjore të këtyre koncesioneve. Dhe e fundit, si ka mundësi që nga mëngjesi në darkë, Lulëzim Basha flet vetëm idotësira dhe ka marrë rolin e ëngjëllit mbrojtës  të shqiptarëve.

Propozon vetingun për politikanët kur vetë është njeriu që u vodhi shqiptarëve 220 million euro në « Rrugën e Kombit » dhe, si burracak, iu shmang drejtësisë. Si ka mundësi të lajthisë njeriu deri në këtë pikë dhe të këpusë broçkulla nga mëngjesi deri në darkë ? Po kush mund ta besojë Lulëzim Bashën kur merr rolin e prokurorit apo të policit ? Në asnjë vend të botës politikanët nuk ndërmarrin nisma që të kontrollojnë politikanët. Ata, sipas modelit të shteteve më të përparuara, hartojnë ligje që i zhveshin politikanët nga të gjitha privilegjet që kanë dhe i mundësojnë drejtësisë që të hetojë mbi pasuritë e poltikanëve dhe mbi lidhjet e tyre me krimin, pa qenë nevoja që heronj të këtij vetëpastrimi të bëhen politikanët.

Ndërsa, për deklaratat halucinante të LSI-së, me skena horror, nuk ia vlen as të harxhosh fjalë. Të vetmet fjalë që mund të harxhosh tani në fund janë ato që lidhen me trishtimin, me humbjen e shpresës se ky vend mund të jetë një vend normal, me një opozitë që ngjall shpresë. Për fat të keq, ky vend vazhdon të ketë problem jo qeverisjen, por opozitën. Dhe një vend pa opozitë e dimë të gjithë se si quhet.

 

Next Post
Meta flet në OKB: Në Shqipëri kemi pasur “Mandelat” tanë…

Meta flet në OKB: Në Shqipëri kemi pasur "Mandelat" tanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabisnin shtëpitë e futbollistëve në Barcelonë, arrestohen tre hajdutët e dyshuar, kamerat i tradhtuan!

Grabitje në një pikë karburanti në Klos, dy persona të maskuar marrin paratë nga kasaforta

November 3, 2026
Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

Izrael: Kreu i partisë arabe i bën thirrje opozitës të “pranojë realitetin”

November 3, 2026
Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

Pse po ftohet trupi i njeriut? Ndryshimi i pazakontë që ka ndodhur në 150 vite

November 3, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

20% e shqiptarëve e vlerësojnë Ahmet Zogun më shumë se 5 pasardhësit e tij

November 3, 2026
Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokim rruge, procedohen dy të mitur

November 3, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt

November 3, 2026
Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset

November 3, 2026
SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

SHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

November 3, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

November 3, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Koçiu: 81 tentativa sulmesh kibernetike në minutë, 32 milionë në 9 muaj! Gjysma shënjestrojnë infrastrukturën kritike

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In