• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja nuk erdhi pa e parë të birin për herë të fundit

by Baton Haxhiu
18/03/2025 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Ky është rrëfimi për Haxhi Thaçin, Një Baba që priti të birin për ta prekur dhe për të ikur në botën tjetër. Baba që rriti një hero dhe dy ditë më heret preku Lamtumirën e tij.

Disa burra nuk flasin për historinë sepse ata e jetojnë atë, e mbajnë mbi supe dhe heshtin. Ka njerëz që nuk e kërkojnë madhështinë, por ajo i ndjek ata në çdo hap.

Disa burra, poashtu, nuk kërkojnë lavdi, por historia i gjen dhe i bën pjesë të saj.

Disa njerëz i rritin heronjtë dhe mbajnë mbi supe peshën e fatit të tyre.

Haxhi Thaçi ishte një nga ata burra të rrallë që e jetoi peshën e historisë në heshtje, që pa të birin e tij të bëhej hero, por edhe të ecte në tehun e një shpatë të dyfishtë – midis lavdisë dhe tradhtisë, midis sakrificës dhe dyshimit, midis shpëtimit dhe humbjes.

I rritur në një kohë kur fjala liri ishte e ndaluar, ai e shihte të birin si çdo baba – me dashuri dhe frikë. Kur Hashimi mori malin, ai nuk e dinte nëse po bëhej hero apo po i shkonte në vdekje. Nuk e dinte nëse do të duhej ta varroste si një dëshmor apo të jetonte me turpin që i biri mund të shihej si një i humbur. Ai dhe familja e tij nuk ikën, nuk u fshehën, nuk u dorëzuan. Ata mbetën aty, në shtëpi, duke mbajtur peshën e kohës, peshën e okupimit, peshën e pasigurisë dhe dhimbjes.

Në atë shtëpi, gjatë viteve të luftës, nuk kishte hije frike. Por kishte hije dhune që endeshin çdo natë. Çdo trokitje dere mund të ishte e fundit. Çdo lajm mund të ishte një aktakuze për të birin. Babai që priste me zemër të ngrirë çdo lajm, edhe kur u dënua i biri me 18 vite burg në mungesë.

Babai që e dinte se lufta e të birit nuk kishte kthim prapa. Dhe nëse lufta do të humbiste, ai e dinte se historia do të ishte e pamëshirshme – nga hero, djali i tij do të shpallej tradhtar.

Por Hashimi nuk humbi. Ai ecën nga Rambujeja te çlirimi, nga ndërtimi i Ushtrisë Çlirimtare te krijimi i një shteti. Ai eci gjithnjë në atë vijën e hollë ku historia ose të lartëson, ose të poshtëron. Në Rambuje, ai mund të vritej. Kur e kërkonin t’i çarmatoste luftëtarët e tij, ai mund të vritej. Kur shpalli pavarësinë, ai mund të vritej. Kur votoi ligjin për Gjykatën Speciale, ai e dinte se po votonte për burgun e tij. Por ai gjithmonë e mbajti peshën e vendimeve, siç i takon burrave të mëdhenj.

Dhe në gjithë këtë rrugëtim, një njeri i qëndroi përherë prapa, duke e mbajtur peshën që djali nuk e shprehte. Babai i tij. Një burrë i heshtur që jetoi çdo fitore dhe çdo plagë të djalit të tij pa bujë, pa ankesa, pa u thyer.

Dhe pastaj erdhi momenti i fundit. Një baba që kishte parë historinë të bëhej përmes djalit të tij, që kishte pritur me vite largësitë dhe betejat e tij, kërkoi vetëm një gjë: ta shihte edhe një herë para se të largohej nga kjo botë. Nuk i dha shpirt pa ardhur djali. Nuk u nda nga kjo botë pa ia dorëzuar atij amanetin e fundit. Dhe Hashimi erdhi, e pa, e takoi, e ndjeu atë dorë të lodhur që kishte mbajtur peshën e gjithë atyre viteve.

Dhe pastaj, ai u largua. Djali shkoi sërish në Hagë, në një burg që gjykata mund ta dënojë, por që koha dhe hiatoria do ta gjykojë ndryshe. Ndërsa babai, më në fund, gjeti paqen që e kishte pritur gjithë jetën.

Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Ti mbetesh përjetësisht Baba i një heroi. Baba i një historie që nuk do të harrohet. babai i Hashim Thaçit.

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

T’i kishin dhënë një dorë për keq... do të ishte mirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In