• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’i kishin dhënë një dorë për keq… do të ishte mirë!

by Frrok Çupi
18/03/2025 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Pse, vallë, duhej ruajtur nga barbarët selia e Radio Televizionit Shqiptar? Pyetja e parë, sipas radhës së fundit… As Ura e Mifolit pse të ruhej pa shembur nga bombardimi i Ushtrisë Shqiptare?

As vetë Shqipëria s’kishte pse ruhej.

Të gjithë, kush e ruajti, shkoi në ferr, të tjerët lart. Në fund të fundit kush e sulmoi e fitoi!

Gjëja më e vogël, selia e Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH. Këtë e fitoi Bujar Kapexhiu që e sulmoi me armë dhe e humbi Matin Leka që e ruajti nga sulmet. Fitorja e Kapexhiut ndodhi pardje në Komisionin e Parlamentit të Shqipërisë, ‘demokratik e harrimtar’.

Ndërsa ruajtja prej Martinit kishte ndodhur në terren, në mes të luftës me kallashnikov e dinamit ku sulmonin Kapexhiu dhe shokët e tij. Kjo ndodhi në 14 shtator 1998.

Pak kronikë e kohës nga ngjarja:

Ora 00.30. Partia Demokratike jep konferencë shtypi. Berisha deklaron: “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani.

Ora 11.00. Pas ceremonisë mortore turma nuk niset drejt Varrezave të Sharrës por drejt godinës së kryeministrisë. Berisha kthehet në seli.

Ora 11.00. Sulmohet selia e qeverisë. Shkatërrohen dhe digjen zyrat e katit të parë. Tetë makina prapa godinës digjen. Dhjetëra të armatosur futen brenda. Nano dhe anëtarë të tjerë të qeverisë largohet nga dera e pasme.

Ora 11.45. Një grup personash e çojnë arkivolin (e Azemit) për nga dera e kryeministrisë. Godina braktiset. Sulmohet me armë e bomba.

Ora 12.00. Kur kortezhi po i afrohej Kryeministrisë, u sulmua reparti 324 pranë Ministrisë së Rendit. U grabitën 100 automatikë, mitraloza dhe granata.

Ora 12.00. Nga Garda dalin tanket por për pak minuta merren nga të armatosurit. Turma ekzaltohet. Në krye të saj ishin Pjetër Arbnori, Ekrem Spahia, Leonard Demi dhe Jemin Gjana.

Ora 13.00. Shkatërrohen plotësisht zyrat e kryeministrisë.

Ora 13.00: Sulmohet dhe plaçkitet Kuvendi.

Ora 13.30. Bastisen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës.

14 shtator ’98, ora 14.00. Pushtohet RTVSH-ja. Rreth 200 të armatosur rrethojnë godinën, ndërsa kryetari i PLL-së Ekrem Spahia del në ekran. Merren peng drejtori Edi Mazi dhe drejtori i Radios Martin Leka.

Martini priste vdekjen. Disa artistë e gazetarë (mes të cilëve Antoneta dhe Bujari) bënin thirrje për vdekje. ‘Te Azemi dërgojeni qenin!’, u dëgjua zëri i asaj gruas. Martini bëri lutjen e fundit. ‘A ma nep pak atë telefon t’i telefonoj familjes?!’. Roja qe një njeri i mirë, ose edhe mendoi se Martini në atë botë është nis. ‘Nuk di si shkon kjo punë…, veç fëmijët m’i kujdes”, i tha së shoqes dhe kaq ishte mjaft. Në katin e parë dëgjohej zëri i Izetit. ‘Izet’ do të thoshte ‘Hazreti i keq’ mbi tokë, me atë vdekja nuk kishte fjalë. Kaq ishte..

… Para dy ditësh u kthye prapë përballja e Martin Lekës me Bujar Kapexhiun. Të dy kandiduan për në Bordin e Ri të RTSH. Emri i Martinit u fshi emri menjëherë nga Parlamenti; ndërsa emri i Kapexhiut shkëlqeu si yll. U bë anëtar i Bordit.

Të dy, mëkatar e fitimtar, u takuan prapë në të njëjtën portë, si në Portën e Shën Pjetrit e të Dragoit.

Pyet Shën Pjetri:

-Cili ka kryer akte?

-Unë!, thotë Bujari

-Po ti, Martin?

-Ky ishte akti, Shën Pjetër!, unë isha i vdekuri iAaktit.

-Atëherë, Kapexhiu me akte- në parajsë, ti Martin në ferr.

… Nuk ishte as Shën Pjetri as Dragoni; ishte Parlamenti Shqiptar. Ishte e Drejta e shtrembër dhe e shëmtuar që kemi vendosur mes nesh. Kush shkatërron jetën dhe interesat e vendit, ai del në rrugë e në ballkon si hamshor që ua ka bërë namin. Ai bëhet edhe bord i RTSH, i TVSH, i ATSH, i LBSH, i KTSH, i të gjitha bashkëtingëlloreve shqip. Prapë në listat e deputetëve ka plot kriminelë që bënë keq pa janë mirë.

Jo se i caktoi Shën Pjetri as Shën Gjergji.

As në Partinë Demokratike që shkatërroi vendin dhe fatin dhe të drejtën, dhe pronën dhe shpresën…, as këtu nuk kishte ndonjë punë Shën Pjetri. Kishte punë e Padrejta jonë Qytetare që i japim udhë vrasësit, hajdutit, shkatërrimtarit, sulmuesit të njeriut dhe të pasurisë kombëtare… Qysh atëherë e pat thënë Gramoz Pashko. Në 13 gusht 1992, Pashko ia tha në fytyrë PD-së së Berishës: ‘“Unë nuk dua aspak t’ju mbush mendjen, sepse e di fare mirë që në këtë sallë nuk vlejnë argumentet. Por unë duhet t’ju kujtoj, se, kështu siç po bëni, është fati juaj i keq, që shkruat emrat në një listë, që do të mbetet në historinë e Shqipërisë si lista e tyre që shkatërruan Partinë Demokratike!’.

Kush humbi e kush  fitoi? Të gjithë ‘Gramozët’ kanë humbur, dhe vetë anti- njeriu ka fituar. Tani anti- njeriu është bërë shumëfish; duhen diga që të ndalohet edhe kësaj here që të vërshojë e të shkatërrojë.

Por ti ngre diga sa të duash…, del Komisioni i Kuvendit që hap një portë si në rastin e RTSH.

Next Post
Befason kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Befason kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

June 24, 2026
Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

June 24, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit

June 24, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Do të ishte ndryshe sikur lopët të shiteshin me metër katror

June 24, 2026
Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

June 24, 2026
Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

June 24, 2026
“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

June 24, 2026
RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

June 24, 2026
Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

Përdorën pamjet e Kakomesë, si mediat botërore ranë pre e lajmeve të rreme për investimet në Sazan dhe Zvërnec

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In