• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja misterioze e binjakëve 5-muajsh në Berat, e ëma tregon mes lotësh: I ushqeva dhe i vura në krevat të flinin

by Java News
27/01/2020 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së papritur të dy foshnjave 5-muajshe, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Beratit, prindërit rrëfejnë momentet e fundit të jetës së bebeve dhe si rrodhën ngjarjet mëngjesin e djeshëm. Eduart dhe Merushe Agalliu tregojnë për ‘News24’ se mëngjesi i djeshëm ishte ashtu si për çdo ditë, ku pasi i kishin ushqyer fëmijët me qumësht kutie siç bënin gjithmonë, i kishin vendosur në krevatin e tyre për të fjetur.

Pasi ata kishin pirë kafen e mëngjesit që nuk kishte zgjatur më shumë se 20 minuta, nëna Merushja kishte shkuar në dhomën ku ndodheshin fëmijët dhe kur i kishte prekur kishte vënë re se ata ishin të dy të ftohtë.

Në këtë moment, ku fëmijët nuk reagonin aspak ajo së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin, kanë filluar të bërtasin nëpër shtëpi pasi nuk kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur me bebet dhe përse ata nuk merrnin frymë.

Menjëherë prindërit kanë njoftuar ambulancën, por fëmijët ishin të vdekur që në shtëpi dhe pas mbërritjes në spital, i kishin çuar në morg. Prindërit tregojnë se janë në pritje të përgjigjeve të analizave për të marrë vesh shkakun e vërtetë të vdekjes së fëmijëve.

Ndërkohë që nëna e foshnjave tregon momentet kur ka ndodhur ngjarja dhe krevatin ku ishin duke fjetur dy foshnjat R.Agalliu dhe R.Agalliu, dhe deklaron se fëmijët e saj nuk vuanin nga asnjë sëmundje, përveçse kishin lindur pak të vegjël në peshë.

Babai Eduart Agalliu rrëfen mes lotësh edhe gjendjen e vështirë ekonomike në të cilët jeton familja e tij. Eduarti pohon se në familjen e tij i vetmi që punonte ishte ai pasi nusja nuk mund të punonte se duhet të kujdesej për binjakët dhe dy fëmijët e tjerë 5 dhe 6 vjeç. Eduarti pohon se ai punon në të zezë, vetëm 5 ditë në muaj dhe të ardhurat që ai siguron janë 50 mijë lekë (të vjetra).

“Me këto pak lekë është e pamundur të ushqej familjen, por s’kam çfarë të bëj tjetër. Më kanë ndihmuar me qumësht dhe ushqime disa shoqata, por edhe me këto nuk kemi mundur dot të ushqehemi si gjithë të tjerët”, shprehet ai.

Eduarti kërkon nga shteti zbardhjen e të vërtetës në lidhje me shkaqet e vdekjes së dy fëmijëve të tij binjakë 5-muajsh, ndërkohë që tregon se vogëlushët i sollën nga morgu në shtëpi dhe më pas i varrosën në orën 17:00 pasdite, pasi nuk përballonin dot gjendjen e rënduar të dy fëmijëve të tjerë kur panë në mes të shtëpisë dy arkëmortet me vëllezërit e vdekur.

Dy foshnjat binjake 5-muajshe gjetën vdekjen papritur mëngjesin e ditës së Diel në banesën e tyre në periferi të qytetit të Beratit, në lagjen “Uznovë”. Pas mbërritjes në spital pa shenja jete ata u dërguan në morg ku iu nënshtruan autopsisë mjeko-ligjore, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë pasur helmim apo shenja dhune në trupin e fëmijëve. Analizat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, nga e cila pritet brenda një afati kohor prej 2-javësh përgjigja që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes së fëmijëve 5-muajsh.

Next Post
De Biasi në telashe me Alaves pas golave që pëson ekipi

“Vij sërish nëse kam ftesë”, ish-trajneri De Biasi është gati të rikthehet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com