Familja e Admir Bokrinës kanë hapur dyert e mortit në Oblikë të Shkodrës.
Prindërit kishin vetëm 10 ditë që ishin kthyer në Shqipëri me pushime dhe me të mësuar lajmin janë nisur me urgjencë drejt Xhenovas, informon Ora News
32 vjeçari kishte vetëm një vit që ishte martuar dhe mesditën e djeshme ndodhej në punë së bashku me kolegun e tij Marjus Djerri.
Ata kanë qenë në makinë kur është shembur Ura Morandi në Xhenova të Italisë