• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e Lear Kurtit/ Prokuroria kërkon dëshmi shtesë dhe pamjet e kamerave në spital, rrugë dhe komisariat

by
01/11/2022 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar 10 ditë nga vdekja që tronditi mbarë opinionin publik, Prokuroria, Policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk kanë ende një përgjigje konkrete për një sërë pyetjesh që janë ngritur për mënyrën se si ndërroi jetë 32- vjeçari, Lear Kurti.

Ndonëse AMP-ja ka tentuar disa herë të japë të dhëna që lidhen me përgjigjen që ka dalë nga Mjekësia Ligjore për shkaqet e vdekjes së të riut, duket se Prokuroria ka vendosur ta çojë në fund hetimin për të zbardhur gjithë procedurën që lidhet me ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi në duart e efektivëve të Komisariatit nr.3 në Tiranë. Sipas të dhënave më të reja, është mësuar se në pyetje janë marrë një sërë mjekësh dhe personeli që ka qenë natën e ngjarjes në shërbim në Spitalin e Traumës.

Ata janë thirrur të dëshmojnë jo vetëm mbi pretendimet e punonjësve të Policisë, të cilët thanë se e kanë çuar gjallë në spital të prangosurin e tyre, por edhe për të verifikuar të gjithë praktikën mjekësore që u ndoq me të ndjerin. Ndonëse vetë Spitali i Traumës të nesërmen e ngjarjes e përgënjeshtroi menjëherë deklaratën e Policisë në lidhje me këtë fakt, duke dëshmuar se i prangosuri kishte ardhur pa shenja jete në spital, prokurorët kanë kërkuar t’u vihen në dispozicion edhe pamjet filmike të të gjithë procedurës që është ndjekur me të ndjerin para se sa të nisej për në morgun e Tiranës.

HETIMI

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar edhe procedurën për marrje në pyetje të mjekëve të Spitalit të Traumës. Mjekët janë pyetur për gati 4 orë nga akuza. Në deklarimet e tyre 6 mjekët e turnit të natës kur ndërroi Lear Kurti kanë deklaruar që ai ka qenë pa shenja jete. Ketë fakt, ata e kanë shënuar edhe në kartelën mjekësore. Gjithashtu, mjekët janë shprehur se ata kanë bërë të pamundurën për ta rikthyer në jetë 32-vjeçarin, por pa ia arritur. Ndërkohë, këtë të hënë grupi hetimor po merret për zbardhjen e kësaj ngjarjeje po bën këqyrjen e kamerave te sigurisë së spitalit.

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e 19 tetorit në zonën e “Don Boskos”. Ai nuk iu bind urdhrit të forcave të policisë për ndalim dhe më pas u shoqërua në komisariat me furgonin e një tjetër patrulle policie. Pak orë më vonë, ai ndërroi jetë. Më tej, u bë e ditur se në stomakun e të riut u gjet një qese e vogël me lëndë narkotike. Nga rezultatet paraprake të autopsisë rezultoi se substanca e gjetur në stomakun e të riut ishte lëndë narkotike e llojit kokainë. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj.

Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes së Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga mbidoza, por deri më sot nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e tyre për të dëshmuar rezultatet konkrete në lidhje me shkaqet që i kanë marrë jetën. Po ashtu një nga mospërgjigjet e mëdha që nuk janë dhënë ende për ngjarjen që ndodhi në Komisariatin nr. 3 të Tiranës është fakti që Mjekësia Ligjore nuk ka bërë me dije orën e saktë se kur ka ndërruar jetë i riu, fakt ky që do të sqaronte së paku pingpongun mes policisë dhe spitalit të Traumës, që njëra palë thotë që e ka çuar të gjallë dhe pala tjetër ka dalë publikisht duke thënë se personi që kishte dërguar policia në spital nuk kishte shenja jeta. Po ashtu, Mjekësia Ligjore ende nuk ka bërë publike rezultatet e sasisë së lëndës që ka kaluar në stomak viktima, ndonëse prej të nesërmes së ngjarjes e deri më sot vijohet të thuhet se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza, por pa e përcaktuar se sa ka qenë mbidoza që i mori jetën vetëm për pak minuta të riut.

Rrëfimi i motrës

Motra nga babai, Silvi ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” në “News2 4”, ku ka deklaruar se e ka marrë vesh vdekjen e Learit nga shokët e tij. Ajo tha se Leari kishte ëndrra dhe ai për pak kohë do të vinte në Francë pasi kishte gjetur një punë.

“Në dijeninë time si motër unë them që kam folur shpesh në kamera me vëllain madje edhe nga tri orë dhe unë kurrë s’i kam parë Learit ndonjë problem droge apo ndonjë shqetësim tjetër. Por, Leari më fliste shpesh për mamin e tij pasi marrëdhënia e tij me mamin ishte shumë e fortë”, tha Silvi.

Si e mësove vdekjen e Learit?

E mësova në lajme. Më thanë “e ke parë vëllain”? Pastaj fola me shokët e Learit dhe më thanë ka vdekur. Fola më pas me Mirën (e ëma e Learit) dhe familjen.

Cili ka qenë komunikimi yt i fundit përpara 19 tetorit? Para një jave.

Çfarë keni diskutuar?

Kishim diskutuar për fëmijët, për punën. Bëmë një bisedë si çdo ditë. Folëm si po kalonim. Unë kam dy goca dhe ai është daja.

Si ka qenë marrëdhënia e tij me mbesat?

Shumë e mirë. Ne flisnim me kamera. Leari ishte shumë i dashur, ishte shumë i gëzuar për vajzat e mia. Fliste gjithmonë në kamera.

Si ka qenë fëmijëria juaj?

Ne kemi një histori shumë të veçantë dhe shumë të komplikuar. Kam folur me Learin kur doli “Facebook”-u dhe “Instagram”-i. Isha 14-15 vjeç dhe Leari kishte shumë qejf të kishte afër familjen e tij.

Ngaqë ishte i vetëm, kishte shumë dëshirë të fliste me mua. E mora vesh kur isha 14 vjeç. Më pas, ishte një kohë e gjatë që nuk flisnim, pasi isha në shkollë. Para disa muajsh, kemi folur shumë, ditë për ditë. Mund të flisnim 2-3 orë në ditë.

/e.d

Next Post
Akuzua për shpifje, Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit në Apelin e SPAK

Akuzua për shpifje, Salianji fiton gjyqin ndaj Evi Kokalarit në Apelin e SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In