• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

by A R
07/09/2026 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët kanë përmbushur ciklin 100 ditor të protestave në Shqipëri. Por çfarë ka prodhuar kjo lëvizje qytetare? Në optikën e opinionistit Berat Buzhala, pjesë e panelit të mbrëmjes së sotme në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, 100 ditë protestë është më shumë akuzë sesa lëvdatë për qytetarët.

Sipas analizës së Buzhalës, në kaq ditë përballë zyrës së kryeministrit Edi Rama, nuk kanë prodhuar efekt e as një kokë që të udhëheqë.

Fevziu: Për 100 ditë sipas teje çfarë ka arritur protesta? Se çfarë nuk ka arritur e dimë që nuk ka dhënë dorëheqjen Rama, por çfarë ka arritur?

Buzhala: Protesta kishte masë i ka munguar koka, është e shtrirë horizontalisht.  Nuk e di. Po kjo që ishte përparësi e protestës u shndërrua në pengesë të protestës. Sepse shiko 100 ditë protestë tani kjo më shumë është aktakuzë për protestën sesa lëvdatë për protestën.

Po kur zgjat 100 ditë ajo s’e ka dhënë efektin. Domethënë efektin për të cilin ka filluar protesta. Tani unë këtë e kam thënë që në fillim që të largosh Ramën duhet t’i prishësh mazhorancën që ka ose do kalosh mosbindje civile, të bllokosh jetën e vendit.

Duke vënë përballë këtë mobilizim qytetar me mosreagimin nga thirrjet e opozitarëve, si qëndresa disa mujore e Adriatik Lapajt apo dhe foltoret e Berishës, Buzhala thotë se kjo “humbje” i faturohet drejtpërdrejt opozitës që nuk mundet të jetë kundërshtar i mazhorancës.

“Ekziston bindja që në Shqipëri nuk ka opozitë institucionale me të drejtë pra mungesa e opozitës Unë e kam thënë edhe një herë tjetër, opozita nuk është term juridik. Opozita është term politik. Pra, nuk është kush është opozitë në Kuvend, është kush është kundërshtari i pushtetit. Ajo është opozita.  Pra, Shqipërisë i ka munguar  një lloj opozite që është edhe politike edhe juridike”, tha Buzhala.

100 ditë protestë, Berat Buzhala thotë se kanë prodhuar frikë të Edi Rama, i cili është vënë në lëvizje për të “mbyllur ato vrima” që lëvizja qytetare ka hapur.

“Është frikësuar Rama. Është frikësuar Rama, po bën lëvizje. Domethënë kurrë s’ka qenë, le të themi, më i motivuar edhe më i frikësuar që me i mbyll ato vrimat prej kurrë rrjedh. A do t’i mbyll të gjitha? Është problem. Mirëpo është si kullojës e makaronave. Kaq shumë vrima sa s’mbyllen të gjithë”, tha Buzhala.

Next Post
EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

EMRAT/ Krim i rëndë në Shkodër, vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

November 1, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 1, 2026
Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In