Arrestohen dy elektriçistë në Fier, pas vdekjes së kolegut të tyre Sabri Vrimaga nga fshati Kurjan-Roskovec. Arrestohen dy elektriçistë në Fier, arsyeja vdekja e kolegut të tyre, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec (elektriçist).
-Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec (elektriçist).
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.