• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 74-vjeçares, policia: Fatime Hida është vrarë nga banorë të fshatit

by Java News
16/03/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga vrasja e 74-vjeçares Fatime Hida në fshatin Mihajas në Bërzhitë, policia e Tiranës thotë se autori është banorë i zonës. Për këtë arsye policia ka marrë në pyetje banorët dhe ka disa pista që mund të çojnë në arrestimin e tij.

Dyshimi i policisë është se personi i cili ka bërë grabitjen dhe ka lidhur të moshuarën nga kambët e duart e njihte Fatime Hidën. Kjo edhe për faktin se autori ose autorët janë futur direkt në dhomën ku jetonte e moshuara dhe më pas janë larguar pa u dëgjuar nga asnjë prej fqinjëve.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se po mbahen në vëzhgim disa banorë të fshatit që dyshohet se grabitën të moshuarën dhe më pas e lidhën atë duke i shkaktuar vdekjen. 
Pavarësisht se shoqëroi rreth 20 persona të dyshuar për ngjarjen, policia i liroi më pas ata, por disa prej tyre po mbahen në vëzhgim, ndërkohë që priten të dalin provat edhe për gjurmët e gishtave që janë gjetur në dhomën ku jetonte Fatime Hida.

Krimi makabër ndodhi më datën 5 mars. Pasi hynë në banesë autorët e lidhën nga këmbët dhe nga duart të moshuarën që jetonte e vetme, më pas i vendosën një rrobë në gojë dhe e mbuluan me nje qese plasmasi kokën. Pikërisht mosmarrja normalisht frymë i ka shkaktuar edhe vdekjen të moshuarës. Kjo ishte hera e dytë që 74-vjeçarja grabitej, pasi rreth dy vite më parë, asajt i ishin marrë rreth 250 mijë lekë të reja. Edhe në atë rast ajo ishte dhunuar.

Fatime Hida jetonte në kushte të vështira në një banesë 1-katëshe thuaje të shkatërruar, në një dhomë të vogël, pasi pjesa tjetër e banesës ka qenë e pabanueshme. Në atë dhomë ajo gatuante, flinte dhe mblidhte qumështin e bagëtive. Të ardhurat i siguronte nga pensioni dhe nga shitja e disa bagëtive. Të afërmit thonë se lekët nuk i çonte në bankë, por i ruante në shtëpi.

ma.me
Next Post
Shkencëtari gjerman bën një zbulim për kancerin

Shkencëtari gjerman bën një zbulim për kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In