• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtari gjerman bën një zbulim për kancerin

by Java News
16/03/2017 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në fushën e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet tek lopët, mund të shkaktojë kancerin tek njerëzit!

“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen.

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal.

Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!

“Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga aty janë nxjerrë konstatimet që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e kancerogjeneve.

Kjo tezë humb rëndësinë meqë kancerogjene të tilla formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk çan kokën që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, thekson ky shkencëtar.

Ai gjithashtu tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë është e lidhur me atë që në këto shtete është bërë i popullarizuar mishi i importuar i gjedhit.

Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë më rrallë ndodhin sëmundje të kancerit në gjëndrat qumështore, për shkak se në ato shtete minimalisht përdoret në ushqim qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.

Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore International Journal of Cancer ka bërë publike që ka studiuar shkaktarët e gjakut dhe qumështit të lopës dhe që në ta ka zbuluar elemente të ADN-së të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili ka mundur të jetë shkaktar i kancerit, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Cavusoglu plas problemin e rradhës: Mund t’i japim fund marrëveshjes për refugjatët

Cavusoglu plas problemin e rradhës: Mund t'i japim fund marrëveshjes për refugjatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

Nderimet për Mladić në Serbi, ministri Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat evropiane

September 8, 2026
Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona -

Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –

September 8, 2026
VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com