• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 4 rusëve/ Detaje të reja nga hetimi: Shkelje me përkthimin, Prokurorët morën në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e guidës

by Java News
21/10/2021 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtu në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komisariate dhe në gjykata të shtetasve të huaj.

Por në rastin e hetimit të vdekjes së mistershme të katër turistëve, grupi i hetimit ka harruar ti pyesë me përkthyesë katër turistët e tjerë. Ata janë pyetur duke u përkthyer nga Maria Bucakiskam një 30-vjeçare nga Ukraina që i ka përkthyer.

Jana Emelina, Aleksander Mikalov, Elena Mikalova dhe Olga Rybalko që u larguan drejt vendit të tyre fill pas vdekjes së mistershme të bashkëkombasve të tyre rrëfejnë përmes guidës se Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita nuk kishin asnjë problem shëndetësor. “Vazhdimisht i kam pyetur”, thotë 30-vjeçarja nga Ukraina, “nëse kanë ndonjë shqetësim dhe ata thanë se ishin të kënaqur dhe të lumtur.”

Madje sipas guidës, viktimat ishin nismëtarët dhe propozuesit që grupi të udhëtonte drejt Maqedonise se Veriut ku dhe qëndruan në lokalin Tomato në Ohër. Turistët u ulën në këtë lokal në tavolinën  pranë grupit dhe sipas tyre kishin porositur peskavica dhe peshk. Por akoma më interesante është dëshmia e menaxheres së hotelit ku qëndruan nga e diela në të premten rusët.

Xhudiljana Pole rrëfen se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qera. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët.

Ndricim Halilaga është një punonjës që pastroi pishinën. Ai thotë se hodhi një gotë ujë pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese sipas nenit 79, dhe ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga çfarë ndërruan jetë katër rusët.

Nga ana tjetër, ISHP ka kthyer pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit duke konsideruar gjatë një interviste për Top Channel se ato ishin marrë në formën e gabuar dhe duhet të administroheshin nga specialistët e fushës, duke sjellë në këtë mënyrë vonesë të kthimit të përgjigjes nëse ishte apo jo e lartë përqindja e klorit në ujë, e tillë që mund të sillte helmimin vdekjeprurës të turistëve./Tch/m.j

Next Post
Rama për “Der Spiegel”: Ne jemi si afganët, por të Evropës. Shqiptarët, më pro-amerikanë se sa vetë teksanët

Evakuimi i emigrantëve nga Afganistani/ Presidenti i FIFA-s falenderon Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In