• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia/ Shoqërohet në polici shoferi i kazinos në Tiranë

by
25/02/2023 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shoqëruar në polici shoferi i kazinosë në të cilën punonte 22-vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko, e cila humbi jetën pak ditë më parë. Rodi Barci, 32 vjeç, është shoqëruar për tu marrë në pyetje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se efektivë të komisariatit nr1 kanë kryer edhe kontroll në banesën e tij me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias dhe i ka kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e Joy Ayoko. 22-vjeçarja ndërroi jetë në Kenia.  22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në “half coma”, pra gjysmë koma, e pavetëdijshme.

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, megjithëse ngjarja është ende e mbuluar me mister. Rasti i dhunimit të 22-vjeçares solli në Tiranë edhe përfaqësues të ambasadës keniane në Itali. Ata diskutuan me nënën e Joy, mjekët që kujdesen për të renë në spital dhe më pas u takuan me efektivët e policisë që po hetojnë ngjarjen, të cilët i kanë çuar në banesën ku ndodhi dhunimi brutal i 22-vjeçares.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve. 22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhej në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.  E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.

/e.d

Next Post
Moti i keq/ Drejtoria Portuale Vlorë ndalon daljen në det për këto mjete lundruese

Moti i keq/ Drejtoria Portuale Vlorë ndalon daljen në det për këto mjete lundruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim

Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim

November 2, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Shefi i sigurisë së Iranit bisedë telefonike me Putin

November 2, 2026
Trafikim narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentash, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë

Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022

November 2, 2026
Balla uron Iotovën për zgjedhjen si Presidente e Bullgarisë: Do forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

Balla uron Iotovën për zgjedhjen si Presidente e Bullgarisë: Do forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve!

November 2, 2026
Çmimet e naftës bien me 6% me shpresat e diplomacisë SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien me 6% me shpresat e diplomacisë SHBA-Iran

November 2, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

November 2, 2026
“Vitin tjetër më shumë investime”- Buxheti dhe paketa për vitin 2027, ministri Malaj: 4% rritje ekonomike, 2.2 miliardë euro investime!

“Vitin tjetër më shumë investime”- Buxheti dhe paketa për vitin 2027, ministri Malaj: 4% rritje ekonomike, 2.2 miliardë euro investime!

November 2, 2026
PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

November 2, 2026
Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

November 2, 2026
Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In