• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi, familja ngre dyshime se mund të jetë vrarë

by A R
17/07/2020 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

dekja e 16 vjeçares shqiptare në Greqi mbetet ende një mister.

Prokuroria në Trikala ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë në pritje të përfundimit të ekzaminimit mjekoligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Familja e 16-vjeçares shqiptare, iu ka kërkuar autoriteteve që të hetojnë rastin, ndërsa theksuan se vajza e tyre është vrarë dhe se vdekja e saj nuk erdhi si pasojë e vetëvrasjes.

Prindërit kanë ngritur dyshime për mënyrën se si po kryhen hetimet, duke u shprehur se pse nuk ka gjurmë gishtash në skelat e kishës, me qëllim që të përcaktohet nëse vajza u ngjit vetëm, apo ishte e shoqëruar me dikë tjetër.

Një tjetër fakt serioz është edhe se 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici në Trikala disa herë, duke u bërë atyre disa ankesa, ndoshta pas disa problemeve ose fobive që mund të ketë pasur ajo gjatë kësaj periudhe. Në këtë pikë, prindërit theksojnë se hetuesit që merren me hetimin e çështjes duhet të hapin librin e ngjarjeve dhe të shohin se çfarë ndodhi me të gjatë një viti.

Gjithashtu, 16-vjeçarja disa orë para vdekjes së saj, rreth orës dy të mëngjesit, kishte qenë afër shtëpisë së saj me kushëririn dhe shkëmbente mesazhe nga celulari saj me dikë, madje rreth orës tre në mëngjes, të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala.

Sipas të dhënave nga hetimet atje takuan oficerin e policisë, një 27-vjeçar, dhe më pas kushëriri i Marias u largua duke u kthyer në shtëpi, ndërsa pas disa orësh, 16-vjeçarja u gjet e vdekur.

Kkushëriri i 16-vjeçares për Mega tha se vajza i kishte kërkuar të largohej, se do të takonte dikë.

Protothema.gr shkruan se asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli edhe nga dëshmia e policit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua para se të gjendej e vdekur pranë një kishe.

Polici pretendoi se mësoi për ngjarjen tragjike nga mediat të nesërmen. Por prindërit e Marias 16-vjeçare theksojnë se para vdekjes së vajzës së tyre, ka komunikim me një person të tretë si në mediat sociale, ashtu edhe në telefon, dhe ata pyesin se pse nuk hapin antenat në zonë, me qëllim gjetjen e gjurmëve të telefonave.

Sidoqoftë, autopsia e kryer dje nga ekipi mjeko-ligjor i Larissa konfirmoi rënien e adoleshentes dhe sipas saj plagët janë shkaktuar nga rënia nga lartësia.

Avokati i familjes i 16-vjeçares Maria Dimitris Samartzis duke folur për protothema.gr tha se familja, duke i respektuar të gjithë, nuk dëshiron të stigmatizojë asnjë person dhe vë në dispozicion të autoriteteve thjesht të dhënat, por kërkon që të zbardhet sa më parë e vërteta misterrioze e vdekjes së adoleshentes shqiptare.

/a.r

Next Post
Brukseli këshillon vendet e BE: Niseni më herët vaksinimin e gripit sezonal

Të dhënat zyrtare të luftës ndaj Covid / 140 vaksina në garë, por sa pranë fitores është shkenca?

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In