• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vazhdon sherri në KAS/ Rusmajli: Pyetjet nuk i bëj për karshillik por s’keni prova. Juristi i PD: 23 qytetarë mund të kenë…

by Java News
20/05/2021 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon me të njejtin intensiteti seanca në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, teksa ka vendosur sot që gjysma e kutive të votimit në Qarkun e Beratit të rinumërohen.

Ndërkohë, aktualisht ka nisur procesi për kërkesën tjetër të PD dhe LSI për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë.

Anëtari i KAS Ilir Rusmali serish ka debatuar me juristin e PD Marash Logu, për shkak se perfaqesuesi pretendon se 23 qytetarë vlonjatë mund të kenë votuar për 60 zgjedhës të tjerë.

Pikërisht kjo hipotezë e Logut ka qene ajo që ka ndezur debatin në KAS, ku Ilir Rusmali ka kërkuar qartësisht, nëse PD ka prova apo pretendon vetëm për hipotezë, “se mund të kenë votuar”.

Dhe anëtari tjetër i KAS Ledio Braho, i ka kërkuar perfaqesuesit të PD qe të saktësonte nëse kërkonin ripërsëritje të zgjedhjeve vetëm mbi bazën e pretendimeve të tij, se 23 persona mund të kenë votuar për 60 zgjedhës.

Debati:

Rusmali: Ju keni ardhur në këtë institucon për të kërkuar drejtësi. Dhe drejtësia kërkohet duke mbajtur në njërën dorë ligjin dhe në dorën tjetër provat. Pyetjet unë nuk i bëj për karshillik. Unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjin. Është vendimtare në një provë si kjo, ne të kuptojmë vlerën provuese të saj.

Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për një hipotezë. Dhe ne nuk na duhet hipoteza por prova. Dhe unë përpiqem të ndihmoj palën që ngre hipotezën, duke kërkuar të filtrohet prova. Ju kapërceni kufijt e etikës sepse prova që ju thoni mungon.

Hipoteza e ngritur nga zoti Logu nuk formon provë. Provë formon vetëm fjalia. Por dokumenti duhet ta provojë provën. Zoti Logu nuk e thotë dot sepse dokumenti nuk e ka provën.

*Ndërhyn realatori i çështjes dhe kërkon dhe kërkon që palët të mos debatojnë me njëra-tjetrën

Logu: Po më lini të flas. Pse nuk e ndaluan zotërinë se foli këtu për etikën dhe moralin. Më lejon dhe mua të bëj leksionin tim se e bëj më mirë se zoti Rusmali. Kjo provë të nderuar, ëhstë shumë e qartë. Është e zeza mbi të bardhë.

23 zgjedhës në Qarkun e Vlorës kanë vendosur shenjat e gishtave të tyre për të identifikuar 60 votues. A është kjo të nderuar anëtar të KAS shkelje e ligjit. Ne e dimë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nëse ju e dini ndryshe, na e thoni që tani.

Unë nuk mund të dalë sot garant, por ekziston mundësia që këta persona që janë identifikuar për 60 votues, edhe mund të kenë votuar për 60 persona. Kemi të bëjmë me një parregullësi që cënon rëndë procesin zgjedhor.

Braho: Ju jeni të idesë që kjo provë krijon dyshimin e arsyeshëm se 23 persona kanë votuar për 60 perrsona. Dhe nëse kjo analizohet, jemi në kushtet e pavlefshmërisë së zgjedhjeve, këtë pretendoni?

Logu: Po kjo është.

Rusmali: Por nuk provon që këta 23 persona kanë votuar apo jo?

Logu: Por është shkelje e ligjit, vendosja e gishtit disa herë apo jo?

Rusmali: Unë kuptova shumë qartë kontekstin në të cilin ju kërkoni të fusni provën. Unë kam një dilemë për fjalinë tuaj për “ekzistencën e mundësisë”. Prandaj unë e bëj pyetjen, për të kuptuar nëse kjo provohet apo jo.

Logu: Ka 23 qytetarë të Vlorës që kanë pasusr në dispozicion 60 karta identiteti në dorë për zgjedhje.

Next Post
Akuzohet për ngacmim seksual, ish-ministri i Shëndetësisë dënohet me dy vite burg

Akuzohet për ngacmim seksual, ish-ministri i Shëndetësisë dënohet me dy vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In