• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vatra sulmon qeverinë e SHBA për të mbrojtur Berishën, kritika nga emigrantët: Mos mbroni të korruptuarit!

by Ylli Pata
16/06/2021 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Tashmë është e qartë se lobimi për të mbrojtur figurën e Sali Berishës në SHBA, është bërë nga Federata Vatra me qendër në New York.

Kjo organizatë ka publikuar sot një deklaratë të gjatë , ku kundërshton fort vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen Non Grata të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Deklarata e Vatra-s erdhi një muaj pas shpalljes nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku pati edhe një seancë pyetjesh ne kongres, nga republikani Lee Zeldin.

Por pas kësaj séance nuk pati më zhvillim tjetër në SHBA, e sot Vatra ka lëshuar një deklaratë të prerë, ku bën thirrje se ata do të kërkojnë llogari tek përfaqësuesit që ata kanë votuar nëpërmjet lobimit.

“Antarët e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, kudo që jetojnë në të gjitha anët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’u kërkojnë përfaqësuesve të popullit amerikan, për të cilët ata kanë votuar, që të ngrenë këtë problem me të drejtën e tyre që kanë për t’i kërkuar shpjegime administratës së z. Biden të argumentojnë me fakte vërtetësinë e akuzave që kanë sjellë një masë të tillë kaq ekstreme. Në të kundërt ata duhet të lirojnë Dr. Berishën nga barra e një përgjegjësie morale e cila nuk i përket vetëm atij dhe nuk i nderon as ata që e kanë aplikuar atë, nëse nuk kanë fakte”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen e gazetës së shoqatës “Dielli”.

Në reagimet që kanë pasuar publikimin e kësaj deklarate, ka vetëm një përkrahje të qartë pro këtij pozicionimi dhe tre qëndrime të tjera që janë skeptike por madje edhe të kundërta.

Pro ka qenë vetëm ish-deputeti socialist që jeton në Kanada, Taulant Dedja, që i ka përshendetur, ndërkohë të tjerët kanë qenë skeptik. Madje një qytetar shqiptar që jeton në SHBA e konsideron deklaratën e Vatrës si shumë të gabuar.

“Mos harroni që në kohen kur e gjithë Europa i vendosi embargo Serbisë,ishte qeveria e Sali Berishës ajo që i shiti naftë. Për faj të tij Shqipëria u fut në luftë civile dhe mos harro që ishte nën qeverinë e tij që u vendos që t’i jepej deti Greqisë. Kjo që bëri qeveria amerikane është pak në krahasim me atë që duhej bërë. Sipas mendimit tim Nuk më duket e drejtë që të bëni postime për politikanë të Shqipërisë ose Kosovës në mbështetje të tyre, sidomos për ata që i dime me siguri që janë të korruptuar pasi jemi rritur vetë në Shqipëri dhe për faj të tyre e lamë atë vend”, shkruan një shqiptar me banim në SHBA.

Ndërkohë një qytetar tjetër dyshon se kjo deklaratë që thuhet se është miratuar nga Bordi i Shoqatës te ketë miratimin e kryetarit të saj Elmi Berisha, meqë nuk ka as firmë e as vulë.

Një vit më parë, Vatra ka publikuar një njoftim, ku përfaqësues të Vatra-s kanë takuar kongresmenin republikan në Kongres, Lee  Zeldin, të cilit i kanë bërë të ditur mbështetjen e organizatës në votimet e nëntorit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë, përveç disa njerëzve të mërgatës shqiptare, edhe ish-ministri i Brendshëm i PD-së në qeverinë “Rama”, Dritan Demiraj, si dhe ish-këshilltari i Berishës dhe ish-Konsulli shqiptar në New York gjatë qeverisë “Berisha”, Dritan Mishta.

Next Post

Punime në rrjet, OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto lagje të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In