• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vatra e infeksionit në QSUT, shefi i Kirurgjisë tregon si mund të jetë përhapur virusi

by A R
29/05/2020 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo çfarë duket shqetësuese gjatë ditëve të fundit është Qendra Spitalore Universitare, e cila është vatra më e re e koronavirusit në kryeqytet.

Shefin i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata, rrëzoi kategorikisht pretendimet se infermierja është rikthyer në punë edhe pasi kishte marrë përgjigjen e analizave ku kishte rezultuar pozitive me Covid-19.

Gjata dha edhe një variant se si mund të jetë përhapur virusi brenda spitalit.

“Nuk është e vërtetë që infermierja është kthyer në punë pas analizave. Infermierja mund të jetë prekur në pavion. Para dy javësh, në pavionin ku janë pacientët në gjendje të rëndë, ka qenë një paciente e shtruar me shumë probleme dhe pasi u stabilizua u largua në shtëpi. Disa ditë pasi doli nga spitali, pati temperaturë dhe pas tamponit rezultoi pozitive. Ka shumë mundësi që infermierja dhe një pjesë tjetër e stafit mjekësor mund ta kenë marrë virusin nga kjo paciente, por nuk mund ta themi me siguri. Infermierja pasi bëri tamponin shkoi dhe bëri edhe te ORL-ja, ku ka bërë një vizitë pasi kishte dhimbje fyti. Në darkë, ajo rezultoi pozitive dhe nga ai moment, ajo nuk është rikthyer më në punë, madje është shtruar në Infektiv. Tamponi iu mor të gjithë personelit mjekësor të atij shërbimi. Nga ana tjetër, duke qenë të sëmurë rëndë bëhen konsulta brenda shërbimit edhe nga mjekë të shërbimeve të tjera”, tha Gjata për ‘A2’.

Sipas tij, QSUT është një vatër shumë e rrezikshme dhe për shkak edhe të karakterit që ka, duke mbledhur pacientë nga e gjithë Shqipëria, rrezikonte shumë për hapjen e Covid-19.

“Prandaj ne kemi propozuar që të punohej me grupe nga dy javë, prandaj janë ndërprerë operacionet kirurgjikale, duke u çuar te Trauma”, u shpreh Gjata.

/a.r

Next Post
Makthi merr fund/ Vendoset përfundimisht për La Ligën, ja kur fillon sezoni i ardhshëm

Makthi merr fund/ Vendoset përfundimisht për La Ligën, ja kur fillon sezoni i ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In