Prokuroria e Vatikanit kërkoi bashkëpunimin e gjykatës italiane dhe zvicerane në kuadër të një procesi hetimor ndaj një bankieri italian, Gianpietro Nattino, i dyshuar për pastrim parash, njoftoi sot Selia e Shenjtë.
“Në vijim të një raporti të Autoritetit të Informacionit Financiar (AIF), ka nisur në muajin shkurt të vitit 2015 një proces hetimor që i referohet operacioneve të blerjes dhe të shitjes së titujve dhe transaksioneve të kryera nga Gianpietro Nattino”, njoftoi zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Federico Lombardi.
”Prokurori ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve gjyqësore italiane dhe zvicerane, nëpërmjet komisioneve të posaçme të komunikuara në rrugë diplomatike më 7 gusht në vitin 2015″, shtoi ai në një komunikatë.
Presidenti i Bankës ”Finnat Euramerica Spa”, Nattino është i dyshuar të ketë përdorur administrimin e pasurisë së Selisë së Shenjtë (APSA), organizëm kryesor financiar i Vatikanit, për operacionet e pastrimit të parave nga viti 2000 deri në vitin 2001, ku disa operacione janë kryer në Zvicër dhe në Itali.