Analisti Nikollë Lesi thotë se të gjithë demokratët janë me Sali Berishën ndaj vendimi i gjykatës për statutin e PD duhet të jetë në favor të Berishës.
Në emisionin Now në Euronews Albania Lesi u shpreh se nëse arrihet marrëveshja mes dy palëve në PD, beteja nëse fiton ose jo ky koalicion është Tirana.
“Nëse marrin Tiranën ka rënë pushteti. Tirana është Vaterloja e madhe e këtyre zgjedhjeve. Nëse vendosin si sot, do ta humbin Tiranën. Berisha dhe Meta duhet të dalin mbi veten. U duhet një figurë karizmatike nga shoqërua civile për Tiranën”, tha Lesi.
/a.r