Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë sërish një deklaratë të fortë, në studion e “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv. Ai tha, se pas dy javësh do plasë një tjetër skandal në vijim të hetimeve për trafikun e drogës.
“Kam thënë se shumë qartë dhe prerë debatet e sotme nuk janë asgjë në krahasim me debatet që do të vijnë në vazhdim ku do të jenë të shumë të rënda.
Do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Të krimit dhe të trafikut, edhe të parave të pista dhe parave të transportuara diku larg. Që janë para jo të pastra, të jeni shumë të qartë, të prodhuara edhe nga trafiqet dhe nga korrupsionit.
Po, po do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Kur? Doni ditën dhe orën?
Që nga 28 shtatori, pati rreth 3 javë besoj të jetë kaq ose më pak se sa kaq. Do të ketë vazhdimisht raste të tilla” , u shpreh Vasili.
a.ç