• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vasili: Nuk kemi kërkuar “kokën” e asnjë ministri socialist, kemi sugjeruar

by A R
03/09/2016 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Asnjë mosmarrëveshje mes Edmond Haxhinastos dhe Ilir Metës, nuk qëndron pas dorëheqjes së Ministrit të Transporteve.

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së e përjashton këtë në mënyrë kategorike.

Në intervistën për Report Tv ai i mëshon idesë se janë zgjedhjet e brenda partisë për kryetarin në fund të muajit nëntor, por edhe programi elektoral për ato të përgjithshmet që rikthyen kreun e transporteve në selinë e LSI-së.

“Këtu më lejohet që të jem kategorik, nuk ka asnjë histori të tillë. Çështje të tilla kaq madhore, natyrisht kërkojnë kualitete politike të spikatura. Haxhinasto ishte dhe është një i tillë, është njeri që është ngarkuar me programin e partisë prej kohësh. Më kujtohet pas zgjedhjeve të vitit 2013 kur u ngarkua nga LSI për rakordimet e programit me Beqajn e PS dhe në këtë funksion investon më të mirën aty ku duhet” tha Vasili.

A do të ketë lëvizje të tjera në kabinetin PS-LSI?

“Nuk mund të paragjykoj një çështje të tillë, pasi të gjitha vlerësimet i bën natyrshëm kryeministri Edi Rama. Kjo lëvizje kishte ekzigjenca të tjera politike dhe çdo gjë tjetër ka natyrshmërinë e vet’ tha ai.

LSI nuk synon të lëvizë karrigen e asnjë prej ministrave të qeverisë Rama, pavarësisht kritikave të herëpashershme që Petrit Vasili i quan sugjerime.

“Sugjerimet nuk i shikoj si kritika por si sugjerime për të mos u vetëkënaqur por për të qenë korrekt dhe të përgjegjshëm. Ne kemi sugjeruar. Ka pasur deputetë të PS që kanë kritikuar fort ministrat e LSI. Por kjo nuk ka asnjë gjë e keqe, gjithmonë janë nisur nga qëllimi i mirë.Të insistosh të përmirësohesh ti përpara sesa të shikojnë kundërshtarët e tu politikë.Një nga njerëzit që ka bërë sugjerime për përmirësime kam qenë ehe unë. Unë nuk synoj karrigen e kërkujt, absolutisht jo” tha ai.

Pas Ylli Manjanit nëntorin e kaluar, ai i Haxhinastos me Sokol Dervishin është zëvendësimi i dytë gjatë 3 viteve në qeverisjen e përbashkët Rama-Meta./ReportTV/a.m.

Next Post
A ju kujtohet “Sheherzadja” dhe “Sultan Sulejmani”? Ka diçka të re nga ata

A ju kujtohet “Sheherzadja” dhe “Sultan Sulejmani”? Ka diçka të re nga ata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com